Virozat e stinës, dyndje në pediatrinë e Elbasanit, 90 raste në ditë
Të paktën 90 raste paraqiten çdo ditë në Pediatrinë e Elbasanit. Mjekët thonë se të vegjlit janë prekur kryesisht nga probleme të rrugëve të frymëmarrjes.Luhatjet e temperaturave kanë sjelle dyndje të fëmijëve të prekur nga virozat në Pediatrinë e Elbasanit. Shfaqja klinike e virozave të stinës është e ndryshme nga njëri pacient tek tjetri, ndërsa mosha më e prekur janë kryesisht fëmijët 2-6 vjeç.Sipas shefes së pavionit të Pediatrisë, Irena Palloshi, numri i vizitave gjate 24 orëve arrin deri 80-90 femijë, ndërsa të shtruar jane 30-35 fëmijë.Të vegjlit paraqiten kryesisht me temperaturë të lartë, me probleme grastrointestinale, të rrugëve respiratore, bronshit.Irena Palloshi: Paraqiten fëmijë me probleme të rrugëve respiratore por nuk mungojnë dhe probleme të sëmundshmërive të tjera siç janë gastriti stinar apo infeksionet urinare.Në momentin që fëmija fillon të shfaqë rrufën apo kollën ta mbajnë në kushte optimale, ti japing çajra shtëpije, të survejojnë temperaturën.Mjekja pediatre u apelon prindërve që t'i mbajnë fëmijët në ambjente të pastër, të veshur mirë dhe të konsumojnë ushqime të freskëta.