Doganat: Mosrealizimi i të ardhurave s'ka lidhje me qeverinë po me faktorë të jashtëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2016, 16:33
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike për mosrealizimin e të ardhurave gjatë 2015.Me anë të një deklarate ky institucion shpjegon se mosrealizimi ka ardhur i ndikuar nga faktorë të jashtëm siç janë ulja e çmimit të karburantit në tregun ndërkombëtar, ulja e sasisë së energjisë së importuar dhe ulja e importit të produkteve bujqësore .Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjithashtu sqaroi se raporti i publikuar i Crow Agents ishte i vjetër dhe që prej periudhës kur ky raport është dorëzuar ka pasur shumë zhvillime të mëtejshme, përfshirë largimin nga detyra dhe procedimin disiplinor të një numri punonjësish të Administratës Doganore Shqiptare./Oranews.tv/