Mimi Kodheli me gjimnazistët në Elbasan: Bëhuni pjesë të FA
Ministrja e Mbrojtjes gjatë një takimi me nxënësit e gjimnazit Dhaskal Todri në Elbasan, i ka ftuar që të aplikojnë për t'u bashkuar me Forcat e Armatosura. Kodheli tha se Ministria e Mbrojtjes krijon mundësi studimi në shkollat më të mira botërore.Elbasan-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka ftuar nxënësit e shkollës "Dhaskal Todri" në Elbasan që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.Në një takim të hapur me gjimnazistët, Kodheli tha se Ministria e Mbrojtjes punëson të paktën për çdo vit 250-300 vetë dhe krijon mundësi studimi në shkollat më të mira botërore.Kodheli: Unë besoj se do të ishit edhe ju të sigurt, deri në ditën që do të dilnit në pension, megjithëse nuk është rasti i duhur për ta menduar, duke pasur sigurinë e të qenit në atë zanat pa pasur asnjë arsye apo shkak të kujdo drejtuesi që hynë apo del, të mund tjua ndërpriste karrierën.Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi se Shqipëria do të vazhdojë të japë ndihmën e saj ushtarake si anëtare e NATO-s.Gjimnazi Dhaskal Todri në Elbasan, është cilësuar nga Ministria e Arsimit ndër 10 më të mirët në Shqipëri.