Ligji i të drejtave të autorit, Kumbaro: Mekanizëm për mbrojtjen e krijuesëve
Opozita ka kundërshtuar ligjin e ri për të drejtat e autorit që u prezantua në komisionin e medias nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Deputetët demokratë thanë se ngritja e Këshillit Kombëtar për mbledhjen e gjobave siç parashikon drafti, është një lloj censurimi. Nga ana tjetër, opozita kërkoi nga ministrja shpjegime për incidentin e Teatrit Kombëtar mes drejtorit dhe gazetarit të “ABC News”.Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka prezantuar në Komisionin e Medias projektiligjin e ri për të drejtat e autorit. Sipas Kumbaros projektligji vë në qëndër të tij krijuesin si dhe parashikon krijimin e Këshillit Kombëtar të të drejtave të autorit, një mekanizëm i cili ka për detyrë mbledhjen e gjobave nga agjensitë të cilat shkelin të drejtën e autorit.Kumbaro: Kemi krijuar këtë organ kolegjial, i cili bëhet i nevojshëm për shkak se është krijuar kjo situatë ngërçi dhe bllokimi dhe një ndër arsyet edhe të mosrealizimit të pagesave të shpërblimeve vjen sepse mungon kjo figurë e tretë që herë kërkohet nga përdoruesit, herë nga agjencitë dhe herë nga autori. Për opozitën krjimi i këtij mekanzimi është censurim.Pollo: Ju e keni dhënë kompetencën ndërhyrje në marrëveshjet që palët jo shtetërore kanë mes tyre duke u fokusuar tek marrëveshjet për tarifat dhe çmimet dhe rishpërndarjet e ndryshme midis agjencive. Kjo është një ndërhyrje etatiste.Opozita përfitoi nga prania e ministres në komision për të kërkuar shpjegime për incidentin në Teatrin Kombëtar mes gazetarit të “ABC News” dhe drejtorit Hervin Culi. Deputetët demokratë i kërkuan Kumabros të shkarkojë drejtorin, por ajo tha se do të presë fillimisht përfundimin e hetimeve.Boçi: Ne dënojmë moralisht aktin, ju e dënoni administrativisht. Ajo që ka kërkuar vetë Shoqata e Gazetarëve, largimin e drejtorit nga TK.Kumbaro: Unë nuk mund të shkarkoj në mënyrë arbitrare një drejtues, cilidoqoftë ai, pa pasur informacion mbi rrethanat, faktet, dëshmitë rreth një incidenti të ankimuar. Debati vjen vetëm pak ditë pasi minsitrja Kumbaro kishte dërguar një letër në Komisionin e Medias ku theksonte se stafi i teatrit nuk kishte mbështetur versionin e gazetarit, i cili për më tepër sipas saj ishte vetëm spektator në shfaqje dhe jo në detyrë.