Veliaj: Bashkëjetesa fetare, "paja" që Shqipëria i lë Europës me integrimin në BE
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i Partisë Demokratike Eduart Selami kanë pjesë në konferencën e "dialogut fetar si mjetë në zgjidhjen e konlikteve" me ftesë të partive të qendrës së djathtë në Parlamentin Europian.Nëpërmjet mesazhit të tij kryetari i bashkisë Erion Veliaj përcolli harmonin fetare të vendit që brenda një kilometri katëror gjenden kishat e xhamitë. "Mbështetur në vlerat e tolerancës, qytetarët festojnë Krishtlindjet, Pashkët, Bajramin dhe muajin e Ramazanit", tha Veliaj.Veliaj është shprehur gjithashtu se vendet gjykohen mbi kriteret e tyre politike, me mënyrën se si avancojnë reformat, por Shqipëria sipas tij sjell dhuratë në përpjekjen e saj për anëtarësim të BE, atë të tolerancës fetare. "Besimi dhe feja, tha ai, janë pasuri shoqërore, që e mbajnë vendin larg konfliktit".Pas konferencës, Veliaj dhe Selami kanë zhvilluar takime me zytarë të Partive Popullore Europiane.