Të shtëna me armë pranë Qendrës Mjekësore të Marinës në San Diego
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2016, 18:32
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një Qendër Mjekësore të Marinës në San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Mediat amerikane duke iu referuar policisë shkruajnë se kanë qenë zyrtarët e spitalit të cilët kanë raportuar për të shtënat me armë zjarri.Edhe pse nuk u raportua për viktima apo të plagosur, ngjarja shkaktoi frike dhe panik në zonën përreth.Ndërkohë në ambientet përreth u mbyllën dy shkolla fillore dhe të mesme, si masë paraprake nga Drejtoria Arsimore Rajonale e San Diegos.