Radhë në Poliklinikën Qendorore, qytetarët: Sorollatemi e përfundojmë te privati
Në poliklinikën qendrore të Durrësit, qytetarët, kryesisht të moshuar detyrohen të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të marrë shërbimin e kërkuar. Të revoltuar qytetarët thonë se pavarësisht radhës, nuk mbarojnë kryejnë dot ekzaminimet, duke u detyruar tu drejtohen klinikave private.Durrës-Qytetarët e Durrësit përballen me radhë të gjatë në Poliklinikën Qendrore të qytetit. pasi përvec shërbimit të përditshëm për të sëmurët, Poliklinika mbulon dhe ekzaminimet për pajisje me patentë. Qytetarët thonë se për shkak të fluksit, u duhet të rikthehen disa herë.Qytetarët thonë se përvec radhëve, në poliklinikë nuk u ofrohet shërbimi i duhur dhe detyrohen të kryejnë analizat në laboratorë privatë.Jashtë kamerave personeli i poliklinikës qëndrore të Durrësit thonë se numri i vizitave e kalon numrin 200, dhe e kanë të pamundur të përballojnë fluksin që është prezentë në cdo periudhë të vitit.