Kryeministri i Malajzisë, 681 milion dollarë dhuratë nga Arabia Saudite

Kryeprokurori i Malajzisë ka pastruar figurën e kryeminstrit, Najib Razak mbi akuzat e korrupsionit dhe skandalin financiar që ka mbërthyer vendin. Zyra e prokurorit të përgjithshëm deklaroi se 681 milion dollarët në llogarinë personale të kryeministrit, janë transferuar nga familja mbretërore e Arabisë Saudite si dhuratë për Razak dhe nuk bëhet fjalë për korrupsion apo shkelje ligji. Përfshirja e familjes mbretërore saudite është një kthesë e papritur në skandalin që ka përfshirë qeverinë malajziane  dhe mbi transferimin misterioz të shumës së madhe të parave teksa vendi përballet me probleme ekonomike dhe më një borxh ta lartë publik.“Jam i kënaqur që në bazë të dëshmive dhe dokumentave të paraqitura nga Agjensia Kundër Korrupsionit, u zbulua se shuma prej  681 milion dollarë e  transferuar në llogarinë personale të kryeministrit të Malajzisë mes 22 marsit të  2013 dhe 10 prill të po këtij viti, është një donacion personal ndaj kryeministrit nga familja saudite mbretërore", tha prokurori i përgjithshëm Mohamed Apandi Ali.Ai shtoi se Najib nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe mbi të nuk rëndon asnjë akuzë për ryshfet. Më herët Agjensia Kundër Korrupsionit kishte deklaruar se shuma e parave është donacion politik nga një person i paidentifikuar nga Lindja e Mesme. Najib, i cili është përballur me thirrje të vazhdueshme  nga udhëheqësit e opozitës për të dhënë  dorëheqjen, ka mohuar çdo akzuë dhe thotë se ai nuk ka marrë para për përfitime personale.