Operacioni në 4 shtete, 17 shqiptarë në pranga për drogë e prostitucion
Arrestimet në Tiranë, Durrës dhe Fier janë pjesë e një operacioni të përbashkët të koduar "Tempesta 2015" të kryer në katër shtete, Shqipëri, Sllovaki, Itali dhe Belgjikë.Policia deklaron se 17 shqiptarë të arrestuar janë anëtarë të një grupi kriminal që merrej me shpërndarje droge dhe shfrytëzim e prostitucioni.Në një deklaratë për median, mesditën e 26 janarit 2016, nëndrejtori i policisë së shtetit Ardian Çipa bëri me dije se grupi kriminal shfrytëzonte për prostitucion femra nga Europa Lindore dhe kryesisht nga Shqipëria në zonën e Milanos në Itali."Nga hetimet e përbashkëta të shtrira në 4 shtete ka rezultuar se një grup kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë gjatë periudhës shtator 2014- qershor 2015 është përfshirë në aktivitetin kriminal të shtytjes, favorizimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Itali. Autoritetet e Milanos lëshuan 18 masa sigurimi arrest burg dhe një detyrim me paraqitje në drejtim të personave të dyshuar.Në Shqipëri u arrestuan:
- Edër DORZI, 34 vjeç, arrestuar në Tiranë.
- Dorian SINANI, 28 vjeç,, arrestuar në Tiranë.
- Julian LILA, 25 vjeç, arrestuar në Fier.
- Ened BARE, 34 vjeç, arrestuar në Fier.
- Silvjo (Eduart) NDREJAJ, 29 vjeç, arrestuar në DurrësArrestimi në të njëjtën kohë në Itali dhe Sllovaki i shtetasve:Haxhi LAMÇAJ, 39 vjeç,Griseld (Emiljano) MALAJ, 34 vjeç,Armando (Denis) MEÇAJ, 29 vjeç,Orgert OSMANI, 25 vjeç,Izmir RIZAJ, 26 vjeç,Artan NDREJAJ, 34 vjeç,Indrit NREJAJ, 28 vjeç,Mark NDREJAJ, 33 vjeç,Amarildo SALIHASI, 26 vjeç,Lorenc SALIHASI, 23 vjeç.Elvis ZIU, 34 vjeç dheBledar MALAJ, 37 vjeç.Hetimi për këtë bandë kriminale nisi në qershor të 2014 dhe u finalizua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zyrtari i lartë i policisë tha se grupi kriminal kishte aktivitet shumë aktiv.Çipa e mbylli deklaratën duke falenderuar "partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe në vechanti Zyrën e Ndërlidhjes INTERFORZA të policisë italiane për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve dhe mbetet e bindur se rezultatet mund të vijnë vetëm në sajë të një bashkëpunimi të tillë në luftën e përbashkët kundër të gjithë fenomeneve kriminale"[caption id="attachment_663519" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Silvjo Ndrejaj[/caption][caption id="attachment_663518" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Dorian Sinani[/caption][caption id="attachment_663517" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Julian Lila[/caption][caption id="attachment_663516" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ened Bare[/caption][caption id="attachment_663515" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Edër Dorzi[/caption][caption id="attachment_663533" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momente nga arrestimi[/caption][caption id="attachment_663535" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momente nga arrestimi[/caption][caption id="attachment_663532" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momente nga arrestimi[/caption][caption id="attachment_663609" align="alignnone" width="960"]
Ne foto: Drejtori i Policisë së Shtetit në konferencën për shtyp[/caption]