Basha takon Dulen në selinë e PD, drejtuesit lokalë i udhëzon për zgjedhje

Zgjedhjet e parakohshme dhe përgatitja e një alternative  që mund ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, kan sjellë intensifikim të takimeve të kryetarit Luzlim Basha në selinë blu,  në kërkim dhe të aleatëvë të rinjë për këtë betejë.Gjatë mesditës së të martës, 26 janar 2016,  selinë blu e vizitoi  kryetari i Partisë Bashkimi,  për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule i cili zyrtarisht është në koalicion qeveritar dhe carja ndodhi kur në qeveri u përfshi  partia e Shpëtim Idrizit që mbron çështjen çame.Pas takimit me kreun e PBDNJ-së, Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha,  takoi dhe aleatin republikan Fatmir Mediu, ku  diskutoi me të  mbi aksionin e opozitës, për shtrirjen e protestave kundër qeverisë në të gjithë vendin.Më herët  kryetari  i  opozitës  Luzlim Basha, takoi  dhe drejtuesit demokratë të degëve me të cilët riaktivizoi tezën e mbajtjes së protestave të cilat do të vijnë pas intensifikimit të takimeve me qytetarët, me qëllim prezantimin e platformës qeverisëse të  demokratëve.Basha i ka motivuar drejtuesit e degëve që të përgatiten për zgjedhje të parakoshme duke u kërkuar organizim të plotë të strukturave.  Gjithashtu,  drejtuesit demokratë janë udhëzuar  që të  iniciojnë protesta lokale kundër keqqeverisjes.[caption id="attachment_663748" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vangjel Dule duke hyre ne seline e PD-se Ne foto: Vangjel Dule duke hyre ne seline e PD-se[/caption]/Oranews.tv/