Trafik droge dhe prostitucion, arrestohet banda shqiptare prej 19 personash
Policia italiane e qytetit të Milanos ka ekzekutuar sot urdhër arrestin ndaj 19 shtetasveshqiptarë me akuzën e favorizmit e shfrytëzimit të prostitucionit si dhe trafikim të lëndëve narkotike.Operacioni i policisë italiane i koduar “Maxi” është shtrirë në provincën e Milanos, në Monza, Brianza e Rimini.19 shqiptarët e arrestuar, janë anëtarë të një bande kriminale që sillnin vajza nga Europa lindore duke i detyruar e shfrytëzuar të punonin si prostituta.Gjithashtu kjo bandë merrej dhe me aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike.Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më vitin 2013 nga Prokuroria e qytetit të Milanos e deri më sot policia investigative e këtij qyteti ka mundur të arrestojë rreth 100 persona të përfshirë në aktivitetin e kësaj bande.