Donald Lu: Publikoni deklaratat e pasurive të kandidatëve. Largoni politikanët kriminelë e të korruptuar

Ambasadori i SHBA-së bën thirrje për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR brenda këtij viti.I ftuar në tryezën e reformës zgjedhore të organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, ku ishin të pranishëm dhe tre krerët e partive kryesore parlamentare, ambasadori vuri theksin tek zbatimi i dekriminalizimit por dhe transparenca e financave.Donald Lu tregoi dhe eksperiencën e tij kur kishte vizituar qendrat e votimit në zgjedhjet 21 qershorit 2015, ku tha se në qendrat e votimit ishte takuar me njerëz të thjeshtë të devotshëm për të kryer një proces zgjedhor transparent, ndërsa jashtë kishte parë (jo vetëm ai) gangsterë që dukshëm donin të frikësonin votuesit.Donald Lu ishte i qartë në mesazhin që përcolli për krerët e partive, por dhe për qytetarët kur tha se kanë nevojë të marrin përgjegjësinë për të mos pranuar para për votën e tyre dhe për të mos votuar kriminelë.Ndërkohë zëvendës.Ambasadori i OSBE në Shqipëri diskutimet e tij i përqëndroi kryesisht në luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. Duke nënvizuar se vendi jonë ka ligje të mira, Robert Wilton vuri theksin tek zbatimi i tyre.Çfare deklaroi Donald Lu: " Kur vizitova qendrat e votimit në Shqipëri gjatë zgjedhjeve vendore të verës së shkuar pashë më së shumti të njëjtën gjë: Persona që punonin shumë sikurse nëna ime, të përkushtuar ta bënin punën sa më mirë të mundnin. Punonjësit me të cilët u takova ishin njerëz të zakonshëm,ndaj unë u inatosa kur pashë militantët e partive që kërkonin të minonin punën e këtyre vullnetarëve të ndershëm në qendrat e votimit.Disa ambasadorë  të BE dhe unë pamë grupe të mëdhenj gangsterësh të rinj në moshë jashtë qendrave të votimit që dukshëm donin të frikësonin votuesit. Shumë njerëz na dhanë prova të blerjes së votës dhe votimit në grup. Dhe sikurse e dimë disa prej kandidatëve kishin të shkuar të turpshme kriminale. Abuzimet zgjedhore janë një tratativë ndaj demokracisë shqiptare. Këto çështje zgjedhore u vërejtën në vlerësimin e zgjedhjeve të ODIHR i cili gjithashtu lavdëroi punën e mijëra punonjësve në qendrat e votimit që punuan me nder ditën e votimit. SHBA mbështesin fuqimisht reformën e mbështetur në rekomandimet e ODIHR. I bëjmë thirrje Kuvendit ti zbatojë ato këtë vit. Por për të arritur një reformë të vërtetë duhet të bëhet dhe më shumëI bën thirrje të zbatojë rekomandimet e OSBE/ ODIHR këtë vit. Partitë politike kanë nevojë të marrin seriozisht detyrimin për të siguruar transparencën e financave partiake. Kemi parë një parti që ka bërë të ditur planin për transparencë të financave tk saj. Nxisim, të gjithë partitë politike të prezantojnë auditin ndërkombëtar  të financave të partive dhe të fushatave të tyre dhe ti bëjnë publike deklaratat e pasurive të të gjithë kandidatëve.Udhëheqësit duhet të bëjnë më shumë për të larguar politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale dhe të mos i vendosin fare emrat e tyre në fletët e votimit. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit ishte një hap i rëndësishëm por tani është po kaq i rëndësishëm  zbatimi i plotë i ligjit të dekrimininalizimitVotuesit shqiptarë kanë nevojë të marrin përgjegjësinë për të mos pranuar para për votën e tyre dhe për të mos votuar kriminelë.Cfare deklaroi Wilton: Shqipëria një parajsë, nëse do zbatoheshin ligjet që kaOSBENdërkohë zëvendës.Ambasadori i OSBE në Shqipëri diskutimet e tij i përqëndroi kryesisht në luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. Duke nënvizuar se vendi jonë ka ligje të mira, Robert Wilton vuri theksin tek zbatimi i tyre.“Një ligj i pazbatueshëm është kot, është mashtrim” tha ai duke shtuar se nëse Shqipëria do ti kishte të zbatueshme të gjitha ligjet ekzistuese do të ishte një parajsë.Wilton: Prezenca e OSBE përshëndet krijimin e Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore dhe presim që të funksionojë së shpejti dhe mbarë. Komisioni duhet të ketë prioritet luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. Legjislacioni shqiptar tashmë kriminalizon disa praktika korruptive në zgjedhje, por fjala kyç mbetet zbatimi. Ligji të bëhet i zbatueshëm pa përjashtim. Nëse në Shqipëri të gjitha ligjet do të zbatoheshin, Shqipëria do të ishte një parajsë.Ligji pa zbatim është mashtrim, është kot. Autoritetet e shtetit dhe partitë politike kanë një rol kyç në luftën kundër korrupsionit zgjedhor.Shoqëria Civile  gjithashtu ka rol esencial. Ju premtoj që kur janë institucionet gati dhe të sinqerta  ekspertiza e OSBE-ODIHR do të jetë e palodhshme. Nevoja për një reformë terësore, gjithëpërfshirëse dhe të shpejtë është e padiskutueshme. Demokracia juaj, ose shërimet, ose vdes këtu.Autoritetet shqiptare, institucionet, shoqëria civile dhe qytetarët më në fund duhet të bashkohen sëbashku që të sigurojnë  arritjen e votimit, numërimit dhe raportim të ndershëm më në fund. Pjesmarrja e përbashkët sot është një shenjë e rrallë, një farë përkushtimi për diçka mbipolitike partiake. Kjo është baza e pazëvendësueshme e demokracisë dhe legjitimitetit të pushtetit.Zëvendës/Ambasadori preku gjatë fjalës së tij edhe shqetësimet ndër vite të raporteve zgjedhore të OSBE-ODIHR, duke deklaruar se ka ardhur koha që këto çështje të adresohen.Wilton:Vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtarë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimet e tyre lidhur me praktikat korruptive në zgjedhjet në Shqipëri. Raportet e OSBE-ODIHR gjatë viteve kanë theksuar se pretendimet për blerjen e votave vijojnë, se korniza ligjore nuk ofron mjaft transparencë në fondet e fushatës, se ushtrohet presion ndaj punonjësve në sektorin publik për të marrë pjesë në fushatë apo për të votuar në mënyrë të përcaktuar, se paanshmëria  e KQZ duhet të jetë përmirësuar, se pavarësia redaksionale e medias kufizohet nga ndikimet politike dhe se kandidatet gra po marrin pak mbulim në media. Disa nga këto praktika janë të padrejta, disa janë thjesht korruptive.Me vetëm një pikë dyshim në një zgjedhje, dyshohet e tërë zgjedhja dhe dyshohet demokracia vetë në vend. Ka ardhur koha të trajtohen këtë shqetësime nëpërmjet reformës zgjedhore./Oranews.tv/