Nën hetim për evazion fiskal drejtuesit më të lartë të Milanit, Lacios e Napolit
Futbolli italian përfshihet edhe një herë nga akuzat dhe skandali. Kësaj rradhë jo më për trukim rezultatesh dhe baste, por për evazion fiskal, ku janë të përfshirë edhe drejtues të lartë dhe lojtarë.Policia finaciare italiane ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër hetimin ndaj 64personave, mes të cilëve dejtues të lartë të botës së futbollit, futbollistë e menaxherë sporti të serisë A e B.Me akuzën e “mashtrimit fiskal e faturimit falls” janë vënë nën hetim Administratori i Përgjithshëm i Milanit Adriano Galliani, Presidenti i Lacios Claudio Lotito, numri 1 iklubit sporiv të Napolit Aurelio de Laurentis, ish-Presidenti i Juventusit Jean Claude Blanc, menaxheri sportive Alessandro Moggi, futbollistët Lavezzi e Crespo etj.Financa italiane ka kontrolluar e sekuestruar dokumente në selinë qëndrore të klubit sportiv të Milanit.Gjithashtu janë vënë nën sekuestrim të mira materiale me vlerën 12 milionë euro.Në fakt hetimi e ka zanafillën në vitin 2012 kur Prokuroria e Napolit kërkoi nga klubi dhe federata italaine kontratën e Lavezzit që në atë vit kaloi tek PSG, po ashtu edhe kontratën e Cristiasn Chavez.Sipas organit ët akuzës ky është një sistem që funksionon prej vitesh në klubet italiane.Sipas prokurorisë italianë deri është kryer një evazion fiskal që kap shifrën e 12 milion eurove.