Reforma zgjedhore, Rama, Basha e Meta propozime konkrete, Lu: Hiqni kriminelët
Nga OraNewsPërditësimi i fundit 26 Janar 2016, 10:50
Reforma zgjedhore bëri bashkë në një tryezë të thirrur nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë drejtues të koalicionit qeveritar dhe atë të opozitës. Besnikë të idesë se kjo reformë duhet të jetë konsensuale pasi pasojat e të kundërtës i kanë provuar në 2009, Kryeministri Edi Rama kryeparlamentari Meta, dhe kryeopozitari Basha vunë theksin në disa çështje të rëndësishme si finanacimi reklamat shtetërore dhe blerja e votës dhe depolitizimi i trupave zgjedhorë. Ambasadori amerikan Lu, foli për ndalimin e të inkriminuarve në fushatë dhe parlament.Tirane- Liderët kryesore politikë në vend, kryeparlamentari Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha janë bërë për herë të parë bashkë në një diskutim për reformën zgjedhore, që deri tani shënon momente konsensusi ndër vite të të giitha palëve.Një klimë bashkëpunimi, që u reflektua në nisje të takimit, teksa kamerat fiksuan kreun e LSI, Meta dhe kryeopozitarin Basha, të bisedonin të qeshur,Por kjo klimë nuk vijoi mes dy liderëve kryesorë politike Edi Ramës dhe Lulzim Bashes. Mes tyre mungoi jo vetëm buzëqeshja por edhe shtrëngimi i duarve.Aktorët që do të diktojnë reformën e re elektorale në vend, folën me të njëjtën gjuhë, për të gjitha çështjet që rrine pezull ,që nga sistemi elektoral, financimi i fushatave dhe reklamat.Tek akuzat për fenomenin e blerjes së votës Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte shumë i qartë kur përjashtoi idenë se mëkatarët gjenden vetëm në një anë.Ilir Meta:"Nuk mund ta pranoj kurrsesi. Ata që votojnë për maxhorancën janë gjithë të blerë dhe ata që votojnë për opozitën ata kurrë nuk shiten dhe janë njerëz karakter. Jam i bindur se do të vazhdojnë akuzat ndaj LSI, për një gjë shumë të thjeshtë: Edhe pse mund të përpiqem ta frenoj rritjen e LSI-së nuk e ndaloj dot " Ilir Meta partia e të cilit disa herë është prekur drejtëpërdrejtë nga bashkëpunimi i dy partive të mëdha siç është dhe ai për sistemin aktual zgjedhor iu rikthye kësaj çështjeje, duke kërkuar një ndërhyrje të pjesshme vetëm në listat zgjedhore.Ilir Meta:"Duke ruajtur pak a shumë sistemin aktual të shohim mundësinë e listave të hapura të partive. Përcaktimin e kritereve të qarta kur njerëz të botës së biznesit janë kandidatë. Të qartësohet se këto njerëz kandidojnë për shkak të vlerave dhe jo për shkak të parave që mund t'i japin partisë. I vetëdijshëm se konsensusi është i domosdoshëm edhe pse duket se nga e shkuara e ke mësuar se mund të mos sjellë rezultatin më të mirë të mundshëm.Kryeministri garanatoi se reforma zgjedhore nuk do të jetë produkt vetëm i shumicës, madje një falenderim i drejtëpërdrejtë për arritjen e tij që në hapat e parë shkon për Kryetarin e kuvendin Ilir Meta.Edi Rama: Për hir të së vërtetës i takon një meritë të posaçme Kryetarit të Kuvendit, i cili që përpara mbylljes së sesionit të vitit të kaluar publikoi shqetësimin dhe njëkohësisht angazhimin për të çelur si asnjëherë më parë, në një kohë shumë të arsyeshme, procesin e diskutimeve dhe për t’i hapur rrugë komisionit të posaçëm për reformën e mëtejshme të zgjedhjeve.
Për herë të parë shefi i qeverisë artikuloi kërkesën për një administratë zgjedhore të depolitizuar, duke riaktivizuar një propozim të hershëm të një prej protagonistëve kryesorë në seline rozë për çështjet zgjedhore por jo vetëm, deputetit Fatmir Xhafaj.
Edi Rama:Nevoja për të kapërcyer traditën dhe për të depolitizuar komisionet zgjedhore. Mendoj se kërkon diskutim çështja e reklamave elektorale. Nuk do të ishte në këndvështrimin tim e paudhë që ta shkurtonim këtë zë në shpenzimet e fushatës dhe të lehtësonim barrën e madhe financiare që ky zë ka për partitë që janë seriozisht në garë.
Dhe çështja e financimit dhe e përdorimit të parave në fushatë është një temë e nxehtë edhe për Kryepozitarin Lulzim Basha
Lulzim Basha: "Jo vetëm çështja e reklamave për të cilën bie dakord me atë që tha kryeministri. Për çdo çështje financimi duhet të futet në lupën e reformës zgjedhore. Nuk është çështje ligji, por vullneti politik. Të financojmë 100% fushatat politike, të kriminalizojmë çdo donacion që vjen në mënyrë private për të blerë me 5 lekë tenderin e ardhshëm 500, 5000 apo 5 milionë dollarë.
Dhe një vlerësim me nota kritike bëri ambasadori amerikan vendi i të cilit mbajti flamurin e dekriminalizimit të parlamentit.
Donald Lu: Disa ambasadorë të BE dhe unë pamë grupe të mëdhenj gangsterësh të rinj në moshë jashtë qendrave të votimit që dukshëm donin të frikësonin votuesit. Shumë njerëz na dhanë prova të blerjes së votës dhe votimit në grup. Dhe sikurse e dimë disa prej kandidatëve kishin të shkuar të turpshme kriminale.
Jan Rudolph: 25 vjet pas mbarimit të diktaturës komuniste nuk mund të ketë më justifikim për moskryerjen e zgjedhjeve të rregullta në Shqipëri që të jenë plotësisht në përputhje me standardet demokratike evropiane.
Edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë në tryezë vunë theksin tek reforma zgjedhore e shpejtë dhe gjithëpërfshirëse, si kusht për përparimin e Shqipërisë për rrugën integruese.Në disktutimin për korrupsionin zgjedhor organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ishte thirrur edhe presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili nuk mori pjesë në takim.Por pranina e aktorëve politikë, duket se ofroi në panoramë të kënaqshme për faktorin ndërkombëtar në Tiranë.Por nuk dihet sa gjatë do të vazhdojë duartrokitja e ambasadorit Lu, sepse politika ka treguar shpesh se i ka lënë në mes ato.https://www.youtube.com/watch?v=aGtAQyb6Oe4 /Oranews.tv/