Ja momenti i arrestimit i Klodi Lesit dhe kasollja ku ishte fshehur me të birin

Mediat greke publikojnë foto të momentit të arrestimit të 33 vjeçarit shqiptar James Klodi Lesi, i cili vrau bashkëshorten e tij greke 42-vjeçare, me të cilën ishte në prag divorci.Po kështu janë publikuar dhe fotot e kasolles në të cilën ishte fshehur sëbashku me të birin 4-vjeçar.33-vjeçari shqiptar pritet të dalë të mërkurën në orën 11:00 para gjykatës.Një ditë më parë avokati mbrojtës kërkoi 48 orë kohë për tu njohur me akuzat që rëndojnë mbi klientin e tij dhe për të përgatitur mbrojtjen.Mbi Lesin rëndojnë akuzat për vrasjen e bashkëshortes dhe rrëmbimin e djalit të tij të mitur pas ngjarjes.Klodi Lesi u arrestua mëngjesin e të dielës në një kasolle në fshatin Ormylia, pranë Halkidikisë.Ishin 2 shqiptarë të tjerë të cilët kanë parë strehimin e Klodi Lesit dhe kanë lajmëruar policinë.Gjatë aksionit të policisë për arrestimin e tij, Lesi ka tentuar sërish të arratistet, por nuk ka mundur ti shpëtojë këtij operacioni të organizuar policor.Pas krimit të rëndë, 33-vjeçari është shprehur i penduar gjatë kohës kur është marrë në pyetjet nga policia. Ai ka thënë se për të nuk ka më jetë, ka bërë gabimin më të madh dhe ka shkatërruar fëmijët e tij.Mësohet se Lesi ka thënë se ka patur frikë të largohet për shkak kontrolleve dhe postoblloqeve të ngritura nga policia.12345678910