Arrestohet shpërndarësi i drogës, iu sekuestruan 72 doza kanabis
Policia e Pogradecit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë i koduar “Odeon” në sajë të të cilit janë sekuestruar 71 doza me lëndë narkotike kanabis, ndërsa është arrestuar dhe poseduesi i tyre.Në pranga ka rënë Xhulian Haxhillari, 23 vjeç, banues në Pogradec.Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi në lagjen nr 3 në qytetin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Odeon”, si edhe gjatë kontrollit në banesën e tij, i’u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 71 doza, me bimë narkotike kannabis.Sipas bluve, 10 nga dozat e drogës u gjetën në trupin e 23-vjeçarit, ndërsa 61 të tjera në banesën e tij.Dyshohet se këto doza, shtetasi Xhuljan Hoxhallari, do t`i shpërndante në qytetin e Pogradecit.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.[caption id="attachment_663343" align="alignnone" width="640"]
Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_663344" align="alignnone" width="411"]
Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_663345" align="alignnone" width="1054"]
Droga e sekuestruar[/caption]