Çollaku konfirmon pjesëmarrjen në raundin e radhës së dialogut Kosovë-Serbi

Ministri i Integrimit Europian të Kosovës, Bekim Çollaku hodhi poshtë zërat për mospraninë e kryeministrit  Mustafa në takimin me homologun serb në Bruksel, duke konfirmuar se Prishtina zyrtare nuk ka ndërmend që t'a braktisë dialgoun. Në mbledhjen Komisionit Parlamentar për Integrimin, ai tha se raundi i radhës së dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet në fund të javës, ashtu sic edhe ishte planifikuar.Sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë, Çollaku tha se shpresonte që kjo të ndodhe brenda muajit mars.Ndërkohë, për mediat është prononcuar edhe kryetari i komitetit parlametar serb për Kosovën, Milovan Drecun. Ai është shprehur se cështja kryesore për të cilën do të diskutohet në Bruksel, do të jetë krijimi i asosacioneve në komunat me shumicë popullsie serbe.Drecun shtoi se në rast se kjo pikë e marrëveshjes nuk do të përmbushet, nuk mund të ketë progress të mëtejshëm në dialogun midis dy vendeve.