Ndërhyn në sherrin mes tifozëve. Polici goditet me stol në ndeshjen Vllaznia-Skëndërbeu
Takimi mes Vllaznisë dhe Skënderbeut i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë u shënua nga një episod dhune. Një efektiv i forcave të rendit u godit me sende të forta teksa po mundohej të shuante një konflikt mes tifozëve. Policia e Shkodrës arrestoi tre persona si të dyshuar për aktin në fjalë, ndërkohë që takimi përfundoi në barazim 0-0, ndeshja tjetër mes Flamurtarit dhe Tiranës u mbyll me fitoren e bardhebluve 1-0.Një efektiv i policisë së Shkodrës ka mbetur i lënduar gjatë ndeshjes Vllaznia-Skëndërbeu që u luajt më 24 janar 2016, në kryeqendrën e veriut, teksa është goditur me stol në stadium.Sot policia njoftoi se për këtë ngjarje u arrestuan tre personat e shoqëruar dje. Ata janë• Arledi Gjonaj 21 vjeç, banues në Vau Dejës, Shkodër.• Kristjan Nika 23 vjeç, banues në Pacram ,Vau Dejës, Shkodër.• Albert Biba 25 vjeç, banues në Pacram ,Vau Dejës, Shkodër.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi : "Me datë 24.01.2016 ora 14:30, gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë superiore: Vllaznia – Skendërbeu, kanë prishur rendin e qetësine publike dhe për shkak të detyrës kanë kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike dhe duke e goditur me sende të forta punonjësin e policisë së rendit publik duke i shkaktuar dëmtime fizike, jashtë rrezikut për jetën" informoi sot policia.Ata akuzohen për “Prishje të qetësis publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik duke ushtruar dhunë”Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.[caption id="attachment_662344" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Polici i lënduar dhe një prej të shoqëruarve nga policia[/caption][caption id="attachment_662354" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Një prej të shoqëruarve nga policia[/caption][caption id="attachment_662358" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Një prej të shoqëruarve nga policia[/caption]