Edhe murgjit budistë bëjnë tifo në futboll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2016, 11:34
Futbolli nuk ka kufij, as territor e as kulturë, dhe kjo është seria e imazheve që e konfirmojnë. Në Nyaung Shwe, në zemër të Burma, një grup murgjësh budistë janë gjetur në një bar të vogël për të parë ndeshjen e Manchester United, ekipi i tyre i preferuar. Dhjetra murgj takohen në një nga pak lokalet e qytetit ku ata mund ta shikojnë ndeshjen. Ndeshja e futbollit për to është gjithashtu edhe një mundësi për takim dhe për argëtim.