Publikohet drafti final i ekspertëve të nivelit të lartë për funksionimin e institucioneve

Bëhet publik drafti përfundimtar i ekspertëve të nivelit të lartë për reformën në drejtësi. Dokumenti prej 38 faqesh parashikon zgjedhjen me 84 vota të anëtarëve të institucioneve të Drejtësisë. Eksepertët kane reflektuar sugjerimin e Komisionit të Venecias për të mos ndërprerë mandatin e prokurorit të përgjithshëm. Pritet qe ne oret e ardhshme ekspertet ti dergojne nje relacion komisionit të posaçëm parlamentar që duhet të mblidhet për të diskutuar politikisht propozimet e draftit. Zbulohet drafti i ekspertëve të nivelit të lartë për  reformën në drejtësi, të hartuar nga Aurela Anastasi, Gent Ibrahimi, Kristaq Traja, Sokol Sadushi dhe ekspertët e misionit Euralius dhe OPDAT.Në draftin prej 38 faqesh, ekspertët kanë bërë ndyrshime të dukshme krahasuar me amendamentet që i ishin vënë në dispozcion nga Komisioni i Posaçëm i reformës në drejtësi në 29 dhejtor.Ekpsertët  kanë dhënë formulën e përgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke propozuar zgjedhjen e tyre me 3 të 5 ose 84 vota, dhe jo 93 siç propozon opozita. Kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese renditen nga vetë gjykata. Po me 84 vota, propozohet edhe votimi i anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor."Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, tre prej të cilëve emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë emërohen nga Kuvendi dhe tre anëtarë emërohen nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe e Gjykatës së Lartë Administrative. Anëtarët që emërohen nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi përzgjidhen nga lista e kandidatëve të hartuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese garanton standardet e kandidimit të hapur, konkurimit të ndershëm, transparencës dhe përzgjedhjes së kandidatëve më të kualifikuar."Në draft thuhet se Gjykata Kushtetuese nuk mund të shpallë antikushtetues një ligj të miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës, me përjashtim të rastit kur është shkelur procedura e miratimit të këtij ligji.16Ekpesertët rrëzojnë propozimin e Kimisonit ad hoc për ndërprerjen e mandatit të prokurorit aktual Adriatik Lllalla."Prokurori i Përgjithshëm emërohet brenda 2 muajve pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por jo më vonë se data e përfundimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë. Prokurori i Përgjithshëm qëndron në detyrë deri në emërimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm sipas këtij ligji, me përjashtim të rastit kur mandati i Prokurorit të Përgjithshëm ndërpritet sipas parashikimeve të nenit."Por ekspertët i qendrojnë variantit të Komisonit për mekanizmin  zhbllokues nëse Prokurori nuk arrin të zgjidhet me tre të pestat e Kuvendit, duke propozuar që:“Nëse Kuvendi nuk emëron Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur më lart nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë konsiderohet i emëruar.”Duke iu referuar rekomandimeve të Komisonit të Venecias, për praninë e ministrit të Drejtësisë në disa institucione të drejtësisë, ekspertët propozojnë që ai të mos jetë anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillin e Lartë Gjyqësor, dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.Ky draft i ekspertëve të nivelit të lartë  do të jetë në tryezën e Komisonit të Posaçëm për reformën në drejtësi, i cili nuk ka njoftuar ende për mbledhje.

Drafti final i ekspertëve për reformën në drejtësi