Merr me vete gjelin e detit në avion për të hequr frikën nga fluturimi

Pasagjerët në një fluturim në SHBA u habitën kur panë një gjel deti në një nga vendet e avionit. Besohet se gjeli i detit është marrë me vete në bord si një kafshë për “mbështetje emocionale”. Shumë fluturime në SHBA lejojnë pasagjerët të marrin kafshët në bord për të kuruar ankthin dhe frikën gjatë fluturimit.