Rritje të çmimit të biletës sërish? Bashkia: Vetëm nëse plotësohen standardet
Shoqata e Transportit nuk mjaftohet me rritjen me 10 lek të biletës së urbanit. Në një intervistë për Ora News, përfaqësuei i Shoqatës së Trasnproti Ervin Shijkau shprehet se negociatat për rritjen e çmimit me bashkinë e Tiranës vijojnë. Ndërkaq bashkia nuk e mohon por me një kusht: Operatorët duhet së pari të rrisin cilësin e shërbimit.Qytetarët e Tiranës do të duhet të përgatitin kuletat e tyre, pasi çmimi i biletës së autobusëve pritet të rritet më shumë se 40 lekë . Të paktën ky është pretendimi i shoqatës së Transportiti e cila ka rihyrë në negociata me bashkinë e Tiranës .Ervin Shijaku: Ne akoma s'kemi marrë rritjen e çmimit. Indeksimi është detyrim ligjor që duhet të ishte bërë në 8 vite. Kurse për biletën nuk kemi akoma rritje çmimi, diskutojmë me bashkinë. I kemi bërë të qartë se do të vazhdojnë negociatat 3 muaj për të gjetur një formulë. Sigurisht, përpos rritjes së cmimit do të ofrojmë edhe rritjen e shërbimit.Por nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku shpjegon për Ora News, se çmimi i biletës do të rishikohet vetëm nëse operatorët plotësojnë kushtet e shërbimit urban.Arbi Mazniku: Ato të vijojnë të funksionojnë për vitet në vijim vetëm me indeksimin derisa të kemi mundësi që vetëm kur të jetë bërë modernizimi i shërbimit të jetë bërë një rrjet që shkon në të gjithë sipërfaqen e Tiranës dhe të kemi një system të ri të biletimit, në atë moment do të fillojmë të diskutojmë për balancën midis kostos dhe shërbimit.Por cilat janë kushtet e shërbimit urban dhe çfarë thonë qytetarët. Ora News ka zgjedhur të përdorë transportin urban, për të dëgjuar nga afër qytetarët .Rritja e çmimit të biletës nga 30 lekë në 40 lekë u vendos në mbledhjen e fundit të keshillit bashkiak./Oranews.tv/