Tsipras nuk është më e vetmja alternativë për grekët dhe kreditorët, Mitsotakis në lojë

47 vjeç, ligjvënës reformator, djali i ish-kryeministrit Constantinos Mitsotakis, vëllai i ish-Ministres së Jashtme Dora Bakojanis, pasardhës i një prej familjeve më me ndikim në politikën greke, Kyriakos Mitsotakis është lideri i partisë opozitare Demokracia e Re.Me këto të dhëna, por edhe për suksesin e arritur në karrierën e tij politike, kryetari i dhjetë i Demokracisë së Re ka rritur presionin ndaj Aleksis Tsipras, suksesi i të cilit deri tani është justifikuar edhe me mungesën e kundërshtarit, të një figure të fortë përballë tij.Ka studiuar shkenca shoqërore dhe administrim biznesi në Harvard dhe marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare në Stanford.Eshtë njohës i tre gjuhëve të huaja, anglisht, gjermanisht dhe frengjisht.Në vitin 1999 Kyriakos iu bashkua Bankës Kombëtare të Greqisë, institucionit më të madh financiar grek.Ai u zgjodh për herë të parë në parlament në vitin 2004. Mes 2007 dhe 2009, shërbeu si Kryetar i Komitetit të Mjedisit në parlamentin helen.Nga qershori i 2013 dhe deri në janarin e 2015, Kyriakos ka shërbyer si Ministër i Reformës Administrative, ku ka iniciuar dhe zbatuar një sërë reformash të administratës publike greke.Është i martuar me Mareva Grabowski dhe ka 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë.Sipas analistëve grekë ardhja e tij në krye të Demokracisë së Re do të nxisë debate mes Athinës dhe kreditorëve ndërkombëtarë, duke intensifikuar dinamikat komplekse politike të vendit.Kreditorët tani kanë një alternativë të besueshme ndaj Aleksis Tsipras, me të cilin hasën shumë vështirësi për programin e reformave dhe nga ana tjetër vetë Tsipras po përballet me zemërimin në rritje te grekeve si pasojë e shkurtimit të pensioneve.Sipas analistëve politikë, guximi i Tsipras dhe siguria që kishte deri tani qoftë në vendmimarrje, qoftë për mbështetjen në parlament është tronditur.Mitsotakis mund të marrë mbështetjen e partive të vogla, mund të ulë popullaritetin e Tsipras në skenën politike greke dhe mund të rebelojë edhe më shumë rebelet e partisë Syriza.Tsipras nuk më e vetmja alternativë as për grekët dhe as për kreditorët, Mitsotakis është në lojë.