Parandalimi i kriminalitetit, kontrolle të rrepta e arrestime nga policia
Në Lezhë, janë shtuar patrullimet e policisë të shoqëruar me kontrolle të rrepta të automjeteve. Sipas policisë së këtij qarku, bëhet fjalë për një plan të ri masash me qëllim goditjen e kriminalitetit, pas ngjarjeve të fundit ku viktimë mbeti dhe një ish-efektivë policie, ndërkohë që edhe mjeti nga ku u vra një 44 vjeçar në Fier, rezulton i vjedhur në Lezhë.Drejtuesit e policisë kanë filluar të kryejnë patrullime të rrepta për të reaguar shpejt në shërbim të qytetarëve të Qarkut Lezhë.Drejtoria e Policisë ka hartuar një plan masash të detajuara në kuadër të parandalimit të krimeve kundër jetës dhe pronës, kapjen e personave në kërkim si dhe parandalimin e aksidenteve.Sipas të dhënave nga kjo Drejtori, thuajse çdo natë forca të shumta policie kryejne kontrolle të rrepta në çdo automjet që kanë dyshime që lëvizin elementë kriminale.Shpesh herë në ndihmë të bluve të këtij qyteti kanë ardhur edhe efektiv të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra.Sipas këtij plani masash efektivët e policisë të organizuar në grupe dhe të drejtuar nga Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariateve po kryejnë kontrolle të vazhdueshme të personave të dyshuar për armëmbajtje, të automjeteve me të cilat udhëtojnë, si dhe të vendeve dhe mjediseve që frekuentojnë.Në një jave kontrolle janë arrestuar shumë persona të shpallur në kërkim, si dhe për armbajtje pa leje.Sipas drejtuesve të policisë në Lezhë këto masa do të jenë në vazhdimësi me qëllim goditjen e kriminalitetit.Së fundmi në Lezhë u vra një ish-efektiv policie, ndërsa është konfirmuar që edhe mjeti nga ku u ekzekutua një 44 vjeçar në Fier, ishte vjedhur në rrethin e Lezhës.[caption id="attachment_654439" align="alignnone" width="639"]
Kontrollet e policisë në Lezhë[/caption]