Rama paralajmëron sërish largime nga dogana: Mos flini më mbi dafina
Ndryshe nga sa paralajmëroi një muaj më parë Kreu i qeverisë u rikthye sërish në Drejtorinë e Doganave por pa vendimet konkrete për shkarkime drejtuesish. Takimi prej 60 minutash është mbajtur pa praninë e mediave por burime brenda tij bëjnë me dije se Kreu i qeverisë ka paralajmëruar shkarkime gjë që është vënë re në gjestin që ai ka përdorur në dalje e sipër me drejtoreshën Pranvera Fagu.Brenda takimit mësohet se Kryeministri Rama i ka drejtuar apel të drejtpërdrejtë drejtuesve duke i thënë: “Mos flini mbi dafina”. Rama ka paralajmëruar se nëse nuk ka rritje të përformancës dhe përmirësim të shërbimit që i ofrohet biznesit çdo drejtues do përballet me ndëshkime deri në largim nga puna.Por cfarë ka ndryshuar në performancën e doganave që nga koha kur kreu i qeverisë bëri një vizitë të papritur në dogana dhe paralajmëroi shkarkimin e të gjithë drejtuesve çka është shoqëruar me lagimin nga puna të 18 drejtuesve në rrethe?Të dhënat tregojnë se vetëm në muajin nëntor defiçiti i të ardhurave në dogana në raport me planin ishte 3.4 miliardë lekë, nga të cilat 1.9 miliardë lekë më pak ishin nga TVSH -ja dhe 1.4 miliardë nga akciza. Ministria e Financave dhe vetë Drejtoresha e doganave argumentuan se kjo performancë e dobët është e lidhur me rënien e çmimeve të mineraleve dhe naftës në tregjet ndërkombëtare si dhe nga importi më i ulët i cigareve dhe i energjisë elektrike.Gjatë vitit që lamë pas administrata doganore ka pasur mosrealizimin më të madh të të ardhurave në buxhet. Në 11 muaj dogana ka arkëtuar 9.5 miliardë lekë më pak se plani.Në takimin që ka zgjatur vetëm 60 minuta Rama është shoqëruar nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ai i zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj i cili nuk e kanë marrë fjalën në takim.[caption id="attachment_654724" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Rama del nga drejtoria e doganave[/caption][caption id="attachment_654723" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Rama del nga drejtoria e doganave[/caption][caption id="attachment_654722" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Rama del nga drejtoria e doganave[/caption][caption id="attachment_654721" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Rama del nga drejtoria e doganave[/caption]/Oranews.tv/