Përmbytje në një lagje të Elbasanit, vërshim uji në rrugë dhe banesa
Reshjet e orëve të fundit kanë sjellë përmbytje në rrugët e një lagjeje të qytetit të Elbasanit. Si pasojë e mungesës së kanalizimeve, uji ka vërshuar duke hyrë edhe në disa banesa.Lagjia “28 nëntori” në Elbasan është përmbytur mëngjesin e sotëm si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.Mungesa e kanalizimeve çoi ujin në banesat e qytetarëve, izoloi fëmijët e shkollës 9-vjeçare “ Xhaferr Hakani” si dhe bllokoi të gjitha rrugët e kësaj lagjeje.Përfaqësuesi i Bashkisë, Vladimir Bajrami, tha se kjo situatë vjen nga mungesa e kanalizimeve dhe se grupet e punës të Shtabit të Emergjencave ndodhen në terren dhe po punojnë për largimin e ujërave.Banorët e prekur nga përmbytjet thonë se kjo situatë ka 25 vite që përsëritet nga mungesa e kanalizimeve.
