Vrasja e Denis Kasës në Fier, Gjykata “arrest me burg” për Ilir Memushajn
Gjykata e Fierit ka dhënë gjatë paradites së sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Memushaj, i cili është personi që ështëndodhur në atentatin që u krye katër ditë më parënë vendin e quajtur “Mulliri i Artë” ku mbeti i vrarë Denis (Granit) Kasa dhe të plagosur Klement Kasatrati dhe Elton Margariti. (Në foto: Ilir Memushaj gjatë shoqërimit në gjykatë)Trupi gjykues kryesohej nga Ergest Pëllumbi, ndërkohë që prokurore e çështjes ka qenë E. Beluli.Gjatë zhvillimit të seancës media nuk është lënë në sallë për shkak që të mos dalin të dhënat për tu bërë publike pasi prishet hetimi.Burime zyrtare nga prokuroria Fier pohuan se Memushaj është arrestuar pasi është personi që është parë në vëndgjarje kur ndodhi atentati.Ai ka qënë duke drejtuar një automjet. Memushaj gjatë marrjes në pyetje si nga oficerë të policies, ashtu edhe në prokurori nuk ka pranuar të flasë.Trupi gjykues pasi ka dëgjuar pretencën dhe palën mbrojtëse ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. [caption id="attachment_654585" align="alignnone" width="640"]
Ilir Memushaj[/caption]