Shpërthim në Stamboll, 10 të vdekur, 15 të plagosur. Identifikohet kamikazi

Autoritetet turke thonë se kanë identifikuar kamikazin i cili hodhi veten në erë duke vrarë 10 persona dhe 15 të tjerë u plagosën. Nabil Fadli është autori i dyshuar i sulmit, emri i të cilit u publikua nga autoritetet,  disa orë pas sulmit në zemër të Stambollit, në lagjen historike Sultanahmet, shumë e frekuentuar nga turistët. Nabil Fadli 28 vjeç ka lindur në Arabinë Saudite dhe kishte hyrë në Turqi nga Siria.Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një sulm kamikaz, i cili tronditi të gjithë zonën në afërsi të Xhamisë së famshme blu.Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20 me orën lokale të 12 janarit 2016.Një dëshmitar në vendin e ngjarjes, Murat Manaz përshkruan atë që pa me sytë e tij:" Pashë të gjithë skenën, ishte një kaos i vërtetë, të gjithë duke vrapuar pa një drejtim të caktuar. Policët nuk nuk e kuptuan  nga erdhi shpërthimi. Ishin të shqetësuar dhe në të nëjtën kohë po përpiqeshin të evakuonin zonën nga frika e një sulmi të dytë. Sheshi u boshatis plotësisht.Menjëherë pas sulmit  reagoi presidenti i vendit Rexhep Taip Erdogan i cili tha se sulmuesi është kryer nga kamikaz nga Siria.Erdogan: "E dënoj me forcë sulmin terrorist në zonën "Sultanahmet" në Stamboll, i shkaktuar nga një kamikaze  me origjinë siriane. Fatkeqësisht, u shënuan 10 viktima nga ky sulm terrorist, mes tyre turiste dhe shtetas turq. Ky incident tregon edhe njëherë se ne duhet të qendrojmë të bashkuar. Duhet të qendrojmë si një kombi  vetëm kundër sulmeve terroriste."Erdoan shtoi se Turqia është e vendosur në luftën kundër terrozimit pa asnjë dallim ndaj emrave të grupeve ektremiste. Ai tha se Turqia është kthyer në target të militantëve pasi ajo i lufton me të nëjtën vendosmëri. Mes viktimave 9 janë shtetas gjermanë.Kancelarja Merkel shprehu shqetësimin dhe keqardhjen Merkel: Jemi vërtet të shqetësuar për qytetarët gjermanë që janë mes viktimave por edhe për ata që kanë mbetur të plagosur. Duhet ta pranojmë se sot Stambolli u godit, Parisi është goditur, Tunizia është goditur dhe Ankaraja gjithashtu. Sot, terrorizmi ndëkombëtar ka treguar fytyrën e tij të shëmtuar sërish. Pavarësisht dhimbjes që ndjejmë sot, jemi të vendosur për të luftuar terrorizmin.Mes të plagosurve janë edhe një shtetas norvegjez dhe një nga Peruja.Muajt e fundit dhuna në Turqi është rritur ndjeshëm, po veçanërisht që pas dhënies fund të armëpushimit mes qeverisë dhe militantëve të partisë prokurde, kryesisht në juglindje të Turqisë.Në tetor të 2015, 100 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve në Ankara, dhe 30 të tjerë u vranë në  kufi me sirinë. 

Kaosi i krijuar pas shperthimit te kamikazit ne sheshin turistik Sultanahmet ne Stamboll, mediat lokale flasin edhe per viktima / http://www.oranews.tv/bota/shperthim-i-fuqishem-prane-xhamise-blu-ne-stamboll/Posted by Ora News on Tuesday, January 12, 2016
2269913d638bdc9878063e2d99c5ce0c_k145259071908001179827_4da8dbfbbd279f503bee0bbdff12abcf_640x640deb92831a769ce9d62d465ec7b4d31eb_k b5b3d0bf096fbc086eca70d1d3933d5c_k 79e659c8d626cef61a32a4c57d7e6f37_k 8800a6c09d10b810838f437b2c0bc4f8_k baa8cdc88c9f8aa27cc4a19eee9e6bf1_k ab53efb96e37a3eeb0d4ba3a93cabcda_k 1179827_620x410CYgiYrsWsAEh7-ICYglIcsWEAAcEmBimage (1) imageCYgeo2nWEAAOCufsultanahmet-te-siddetli-patlama-olu-ve-8053212_x_8947_300 sultanahmet-te-siddetli-patlama-olu-ve-8053212_4428_mCYgeETzUkAEPRNe606x340_320981