Stuhia dëmton linjën 110 KV, nënstacioni i Kalimashit disa orë pa energji
Stuhia e orëve të vona të natës që ka shoqëruar gjithë verilindjen e vendit ka dëmtuar linjën 110 KV të transmetimit të energjisë Kalimash-Kukës, duke lënë pa furnizim me energji rrethin e Kukësit dhe Hasit.Ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur edhe në tunelin e Kalimashit, ku ndriçimi dhe aspirimi i kësaj vepre të rëndësishme është furnizuar me gjeneratorë.Rreth orës 09:30 grupet e eleminimit të avarive kanë riparuar defektin në linjën 110 KV-28 e OST-së, duke rikthyer furnizimin me energji.Nga stuhia e fortë janë dëmtuar dhe 2 çati të shkollave në Lojme dhe Belaj të rrethit të Kukësit dhe disa çati shtëpish në rrethin e Tropojës.Sa i takon akseve rrugore përveç rasteve të rënieve të dherave e gurëve, të cilat mund të shkaktojnë probleme të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.