Reforma në drejtësi pa konsensus, 3 palët me propozime të veçanta. Lu takon Nishanin

Në ditën kur ekspertët duhet të finalizojnë një draft të përbashkët për reformën në drejtësi, ata janë ndarë në tre qëndrime të ndryshme. Ekspertët e nivelit të lartë dhe të huaj thanë se do të përmbyllin brenda ditës, me ose pa opozitën. Por nëse demokratët nuk bënë  surprizë me bojkotin e tyre, ekspertët e ministrisë së Drejtësisë paraqitën një paketë propozimesh më vete për reformën. Për  emërimin në institucionet e drejtësisë, ata propozojnë bashkëpunim mes pozitës e opozitës për kandidatura konsensuale.Tirane- Njëmbëdhjetë janari, që ishtë parashikuar si dita që tryeza e ekspertëve të përmbyllte një draft konsensual për reformën në drejtësi, në fakt, i gjen ekspertët e nivelit të lartë, të ministrisë së Drejtësi dhe Partisë Demokratike, të ndarë në tre qendrime.Pika e ndarjes, vijon të jetë sërish emërimi i anëtarëve të insititucioneve të drejtësisë.Demokratët bojkotuan  tryezën e ekspertëve të nivelit të lartë, që u mblodhën rreth orës 10:00 të paradites (11 janar 2016) , por pa praninë e ekspertëve të ministrisë së Drejtësisë.Por edhe pse në kushtet kur ekpertët e opozitës nuk janë të pranishëm apo kur ata të ministrisë së Drejtësisë kanë propozimet e tyre, ekspertët e nivelit të lartë janë shprehur të vendosur se brenda ditës së hënë do të kenë dalë me një draft përfundimtar.Aurela Anastasi: Nuk mund të krijojmë një formulë që të bllokojë prapë emërimet. Ne jemi në diskutim e sipër dhe për këtëSokol Sadushi: Drafti i ekspertëve për reformën në drejtësi do të mbyllet sot patjetër.  Kështu deklaroi eksperti Sokol Sadushi i cili tha se shpreson se edhe PD të sjellë propozimet e veta. Ne duhet ta përfundojmë. Jemi drejt fundit. Ne jemi në pritje edhe nëse ata nuk i sjellin do e mbyllim. Duhet ta mbyllim patjetër sot"Në kushtet kur politika ia ka lënë në dorë reformën ekspertëve, vetë Anastasi, pranoi se  është politika që për disa çështje duhet ta thotë fjalën e saj. Një gjë të tillë duket se do ta bëjë komisioni i posaçëm i parashikuar të mblidhet ditën e martë.Aurela Anastasi: "Po është çështje politike pa dyshim. Janë të liri ta zgjidhin politikisht këtë çështje"Ndërsa ekspertët e nivelit të lartë materializonin propozimet e tyre, edhe ekspertët e ministrisë së Drejtësisë kanë hartuar paketën e tyre të propozimeve, që dukshëm nuk përputhen me vërejtjet e deritanishme.Ndërsa ekspertët e nivelit të lartë materializonin propozimet e tyre, edhe ekspertët e ministrisë së Drejtësisë kanë hartuar paketën e tyre të propozimeve, që dukshëm nuk përputhen me vërejtjet e deritanishme.Për emërimet ne institucionet e drejtësisë, ekspertët nuk përcaktojnë as votimin me 84 vota siç thonë ekspertët e nivelit të lartë dhe as 93 siç thonë demokratët, por bashkëpunim mes pozitës e opozitës për kandidatura konsensuale. Në rastin e Gjykatës Kushtetuese propozohet që "Emërimi i anëtarëve për vendet vakante kryhet nga Presidenti i Republikës, i cili mbledh kandidaturat, sipas propozimit konsensual të grupeve parlamentare. Kandidaturat konsensuale votohen nga Kuvendi. Në rast se grupet parlamentare nuk arrijnë të sigurojnë konsensus për propozimet, atëherë Presidenti i Republikës përcjell për votim, për çdo vend vakant, kandidatura alternative, me propozime të balancuara nga grupet parlamentare të shumicës dhe pakicës parlamentare. Në këtë rast kandidaturat votohen me votim të përbashkët, të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë nga deputët e Kuvendit dhe gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor"Drafti i ekspertëve për reformën në drejtësi do të mbyllet sot patjetër.  Kështu deklaroi eksperti Sokol Sadushi i cili tha se shpreson se edhe PD të sjellë propozimet e vetaEkspertët e nivelit të lartë  përfunduan mbledhjen e parë në Kryesinë e Kuvendit, rreth mesditës,  për të hedhur rekomandimet e fundit në draftin që do ti vihet nesër në dispozicion Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi.Sa i përket pranisë së ministrit të Drejtësisë në institucionet e drejtësisë, ekspertët propozojnë që ai të mos jetë anëtar as i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe  as i Këshillit të Lartë të Prokurorsë, por autoriteti që nis procedure disiplinore për çdo gjykatës e prokuror.Ministri parashikohet të jetë anëtar në Këshillin e Drejtësisë ku do të jetë përgjegjës për hartimin e politikave shtetërore në fushën e drejtësisë, si dhe për inspektimin dhe procedimin disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëveKëshilli i Drejtësisë, brenda muajit shtator të çdo viti, publikon Dokumentin për Gjendjen e Drejtësisë në Shqipëri.Ekspertët e ministrisë së Drejtësisë, thonë se me këto propozimet thjeshtojnë në maksimun ndërhyrjet në Kushtetutë dhe në hartën e institucioneve të reja që krijohen.Këto propozime, nënvizojnë ata mundësojnë ndarjen e përgjegjësive shtetërore sipas balancimit të pushteteve. Ekspertët e PD takohen me Bashën, nuk kthehen në tryezën e bisedimeveRreth orës 12:43 të mesditës, ekspertët e PD kanë zhvilluar një takim me kryetarin e demokratëve Luzim Basha. Pas takimit ata kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në diskutimet e tryezës së eksperëtve të nivelit të lartë pa u reflektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias.Propozimet e ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë Ndërkaq edhe ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë kanë paraqitur propozimet e tyre, ku kërkojnë:

  1. Jo 2/3 as 3/5, por bashkëpunim pozitë-opozitë për kandidaturë konsensuale.
  1. Ministri i Drejtësisë të mos jetë anëtar i KLGJ e as i KLP por autoriteti që nis procedurë dispiplinore për çdo gjykatës e prokuror. Ministri është si te thuash prokurori i çdo procedimi dhe jo vendimarrësi.
  1. Propozojme Këshillin e Drejtësisë që harton dokumentin shtetëror të gjendjes së drejtësisë çdo vit.
  1. Thjeshtojmë në maksimum ndërhyrjet në Kushtetutë dhe në hartën e institucioneve të reja që krijohen.
  1. Ndajmë përgjegjësitë shtetërore sipas ndarjes dhe balancimit të pushteteve. 
Lu 1 orë takim me NishaninParalelisht me mbledhjen e tryezës zë ekspertëve, Ambasadori amerikan në Tiranë Lu ka pasur një takim me kreun e Shtetit Bujar Nishani në Presidencë. Takimi nisi në 10:00 dhe përfundoi në 11:09.Një ditë më parë ekspertët e Partisë Demokratike braktisën tryezën e bisedimeve duke akuzuar shumicën për mosreflektim ndaj rekomandimeve të Komisionit të Venecias.Ekspertët e PD braktisën dje tryezën e ekspertëve të nivelit të lartëEkspertët e PD: “Duke parë vendosmërinë e ekspertëve të mazhorancës për të mosreflektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe mos vlerësimin e mundësive për zgjidhje të mundshme kompromisi dhe të përbashkëta, ekspertët e Partisë Demokratike u ndodhen në pamundësi për të vijuar diskutimet në një mbledhje të përbashkët, që nuk ofron asnjë mundësi për zgjidhje të përbashkëta”.