Shkarkohen 400 punonjës pa motiv në UKT: Punuam mbi 40 vjet, na hodhën në rrugë
Rreth 400 punonjës të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë janë hequr nga puna në prag të vitit të ri. Ata nuk ishin njoftuar me herët dhe thonë se shkurtimi i vendit të punës është i pamotivuar. Mes problemeve sociale e shëndetësore, banorët gjenden pranë UKT për të marrë një shpjegim përse drejtori i UKT Neritan Gjojdeshi vendosi të bënte shkurtime drastike ndërkohë që në vend të tyre janë emëruar punonjës të rinj. Ish -punonjësit thonë se do ta ndjekin ligjërisht këtë çështje duke iu drejtuar gjykatës.Nëpërmjet kësaj shkrese, Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Neritan Gjojdeshi ka larguar nga puna rreth 400 punonjës me motivacionin shkurtim i vendit të punës dhe ristrukturim i ndërmarrjes.Si një akt i papreçedentë, shkarkimet janë bërë pa asnjë paralajmërim dhe punonjësit janë njohur me këtë vendim në datën 31 dhjetor.Për gati 10 ditë punonjësit e shkarkuar paraqiten prane Drejtorisë së UKT për të marrë një shpejgim mbi arsyet e këtij vendimi siç thonë absurd dhe se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për shkurtimet drastike.Ish-punonjësi: Data 31 në orën 12 të drekës na kanë sjellë letrën, gjë e papritur. As Vit të Ri nuk kemi hëngër asgjë. Kam gruan sëmurë, e kam bërë operacion nga zemra. 5 kalamaj kam, një rrogë, rroga ime. Ku të shkoj, të shkoj aty në burg? 35 vjet punë këtu, na kanë rënë kockat duke punuar nëpër puseta. Drejtori nuk jep përgjigje fare, ja thotë ke letrën.Ato nuk dalin fare të na japin përgjigje, do fillojmë apo nuk do fillojmë.Shumica e të larguarve kanë një eksperiencë gati 40 vjeçare në këtë ndërrmarrje dhe profili i punës nuk është ai i një zyrtari me rrogë të majme, por punëtori të thjeshtë që me pagën e tij siguronin bukën e tyre të përditshme.Ish-punonjësi: “Unë kam 35 vjet që punoj këtu dhe më kanë hequr padrejtësisht. Kam qenë non spop në punë, 24 orë. Pa mungesa, as raport, as gjë. Kam 6 kalamaj, më kanë lënë rrugëve. Kanë hequr 400 punëtorë. Dua të rikthehem në punë prapë, jam hallexhi. Më kanë flak në rrugë, kam lënë shpirtin këtu, jetën kam lënë. Ka ardhur shefja e madhe tani të shohim çfarë do të thotë ajo me Drejtorin e madh. Jemi në pritje, duam të fillojmë punë sa më shpejt”.Drejtori i UKT, Neritan Gjodejshi, nuk ka hezituar të largojë nga puna dhe ata që janë në prag pensioni dhe që gjatë gjithë jetës së tyre kanë punuar në Ujësjellës Kanalizime.Ish-Punonjës: Kam edhe 1 vit e gjysmë për të dalë në pension. Vendi im i punës ështek tek pull, i vetem. Këta thonë shkurtim vendi i punës, me hoqi mua erdhi tjetri. Kartoline per vit te ri. Enver Hoxha më pushkatoi në 1944-45, keta e kane ndermend te me pushkatojne keto te me lene pa bukeBanorët kanë protestuar përpara disa ditëve dhe thonë se do ta ndjekin ligjërisht këtë çështje.Do të ishte e udhës dhe zyrtare që drejtori i UKT Neritan Gjojdeshi të jepa një arsye mbi këto largime, po pavarësisht këtyre shqetësimeve dhe insistimit të medias ai nuk u paraqit në zyrë ne orarin zyrtar.