Në Shijak 230 biznese të dëmtuara, historia e tornitorit i cili kërkon ndihmë nga shteti

Shtabi i Emergjencave Civile bën publike një bilanc paraprak të dëmeve të shkaktuara në Shijak nga dalja nga shtrati e lumit Erzen javën e kaluar.”750 banesa dhe 230 biznese të dëmtuara. 3 mijë ha tokë bujqësore janë përmbytur”Hajri Rushiti është një prej banorëve të Shijakut që është prekur për të disatën herë nga përmbytjet.I vetëpunësuar në një ofiçinë mekanike, tek Ura e Shijakut, 60 vjeçri rrëfen se biznesi familjar ka pësuar dëme të pariparueshme, të cilat i përllogariten në mbi 15 mln lekë të vjetra.Hajri Rushiti: “Jam munduar të ushqehem duke nxjerrë një rrogë të ushqehem. Por çdo gjë mori fund. Janë mbi 15 milionë lekë dëme"Në mungesë të alternativave të tjera të punësimit në familjen e tij, Rushiti thotë se vetëm shteti mund ta ndihmojë t'i rikthehet punës së tij.Hajri Rushiti: “Shteti e qeveria të më ndihmojë. Zoti e bëftë mirë”Ura e Shijakut është pika kritike ku Erzeni del më shpesh nga shtrati në rast reshjesh intensive./Oranews.tv/