Nuk dihet kur Avramopoulos vjen në Kosovë për liberalizinim e vizave

Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën se kurdo ta vizitojë Kosovën  Komisioneri për Çështjet të Brendshme, Dimitri Avramopulos.“Komisioneri Avramopoulos planifikon të diskutojë dhe verifikojë progresin gjatë vizitës së tij në Kosovë, por datën e saktë nuk mund ta themi në këtë moment”, ka thënë për Tribuna Channel, Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Bashkimit Evropian.Avramopulos kishte paralajmëruar vizitë në Kosovë në fillim të viti 2016 për të parë nga afër plotësimin edhe të tetë kritereve shtesë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.Këtë zotim ai e kishte dhënë më 18 dhjetor, ditën kur Komisioni Evropian tha se Kosova duhet të përmbushë edhe kritere shtesë për këtë proçes, që kanë të bëjnë kryesisht me sundimin e ligjin luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.Qeveria ka paralajmëruar të mbajë mbledhje për të hënën me qëllim të intensifikimit të aktiviteteve sa i përket liberalizimit të vizave.