Ndahet nga jeta legjenda e rrokut David Bowie

Pak ditë pas ditëlindjes së tij të 69, është ndarë nga jeta i ashtuquajturi “Duka i Bardhë".Këngëtari David Bowie humbi jetën pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.  Ishte djali i tij Duncan Jones që bëri të ditur lajmin në një deklaratë zyrtare në rrjetet sociale."David Bowie vdiq në paqe dhe  rrethuar nga familjarët e tij pas një beteje 18 mujore me sëmundjen e kancerit, deklaroi ai, duke kërkuar respect për familjen gjatë kohës së dhimbjes dhe zisë. Këngëtari publikoi të premten albumin e tij të fudnit Blackstar, e premte e cila shënoi edhe ditëlindjen e tij të 69. Performanca e tij e fundit live ishte në një koncert bamirësie në Neë York në 2006. Albumi i tij i fundit me 7 këngë gjithsej është pritur mirë nga publiku, teksa hitet e tij më të njohura janë Let's Dance, Space Oddity, Heroes, Under Pressure, Rebel, Rebel, Life on Mars and Suffragette City.Megjithatë sukesin më të madh dhe që i shënoi një kthim kolosal në karrirën e tij muzikore Bowie e shënoi në 1972 me “The Rise” and “Fall of Ziggy Stardust” dhe  ”Spiders From Mars”. David Bowie pati shkëlqimin e tije  dhe si aktor në 1976 në filmin “The Man ëho Fell to Earth”, ku luan rolin e tij si alien që kërkon ndihmë për planetin e tij që po vdes. Ai  luajti gjithashtu edhe në filmin e fundit të  Marlene Dietrich, Just a Gigolo në 1978 dhe pati një rol në filim e Martin Scorceze “The Last Temptation of Christ” në 1988. Bowie lindi në Londër në 8 janar të 1947, teksa emri i tij është David Jones, por ai ndryshoi emrin në 1966.Legjendë e vërtetë rroku, muzika e tij na ka shoqëruar për më shumë se 50 vjet, duke kontaminuar zhanre të ndryshme, nga folk akustik në elektronikë, duke u bërë një model për më shumë se një brez artistësh.bow1 david-bowie-2013 080519155-64785870-c0cd-4965-92ff-4b4bf3cc31e6