Sulmonte seksualisht vajza të mitura në autobusë, arrestohet shqiptari në Londër

Një 47-vjeçar shqiptar është dënuar me 18 muaj burg në Angli pasi akuzohet për sulme seksuale.Sipas mediave angleze, shqiptari Giorge Zhukas është autor i të paktën 9 sulmeve seksuale në autobusët e ndryshëm në lindje të Londrës.Ai zakonisht sulmonte seksualisht vajza të mitura deri në 13 vjeç. Emri i Zhukas është vendosur në regjistrin e abuzuesve seksualë për 10 vjet dhe do të deportohet nga Anglia kur të lirohet nga burgu.Përveç 9 akuzave që ai i pranoi dhe vetë, nga kamerat e sigurisë ai akuzohet edhe për 4 sulme të tjera seksuale.