Parkingjet nëntokësore, PD padit Bashkinë e Tiranës: Kontrata me Taivan SHPK, korruptive

Partia Demokratike, do të padis në Prokurori, kryetarin e bashkisë se Tiranës Erion Veliaj. Objekt i kallëzimit janë vendimet e Këshillit Bashkiak të datës 30 dhjetor, të cilat sipas selisë blu janë tërësisht antiligjore e korruptive.Topallaj: “Vendimi i Erion Veliajt për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore është i pavlefshëm sepse është ndërmarrë pa u dekretuar ende ndryshimi i ligjit ‎nga Presidenti i Republikës për taksat dhe tarifat vendore. Për të njejtën arsye, fakti që bazohen në një akt që ende nuk ka fuqi është i pavlefshëm dhe miratimi i buxhetit 2016 të Bashkisë.Afera korruptive për dhënien me koncension të parkut Rinia për 35 vite një klienti i cili do investojë 20 milionë dollarë për ndërtimin e parkimit për të fituar mbi 500 milionë dollarë sipas planbiznesit, është e paligjshme sepse kontrata e miratuar është ajo që u la gati nga Rama dhe bazohet në ligjin e koncensioneve të vitit 2006 dhe jo 2013. Shpejtësia e miratimit të këtij koncensioni korruptiv ka bërë që të mos respektohen kërkesat bazike të ligjit në rastin e një procedurë koncensionare.Topollaj, tha se Partia Demokratike është e vendosur ti shkojë deri në fund betejës ligjore, për këto vendime të cilat sipas tij përkeqësojnë jetën e qytetarve.Topollaj, tha se Partia Demokratike është e vendosur ti shkojë deri në fund betejës ligjore, për këto vendime të cilat sipas tij  përkeqësojnë jetën e qytetarve.Reagimi  i BashkiseBashkia i quan masa të guximshme të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës të cilat "u ndeshën me agresivitetin barbar të disa këshilltarëve të opozitës, të nxitur drejtpërdrejtë nga njeriu që për 4 vjet e degradoi qytetin dhe i’u fsheh si struci çdo vendimi të rëndësishëm për qytetin"."Pasi për 4 vjet nuk i dha zgjidhje as këtij problemi, e as ndonjë gjëje tjetër sepse qytetin e drejtonte nga Hollanda, tani tërbohet e nxit një gjuhë urrejtje kur sheh se zgjidhjet ishin të mundura, por Lulzim Basha s’pati kurrë guximin t’i ndërmarrë ato.  Ky njeri, nuk e deshi kurrë qytetin e Tiranës dhe nuk e do zhvillimin e tij. Pastrimi i qytetit, ndriçimi e zbukurimi i tij, zgjidhja e transportit urban, çerdhet e riparuara, shkollat e reja, riparimi i rrugëve e trotuareve, janë provat e paaftësisë së tij, ndaj dhe ai i sul taborët e anti-qytetarisë kundër zhvillimit të qytetit" Investimet me buxhetin e riKëtë vit fillojmë investimin për zgjidhjen përfundimtare të shkollave me dy turne, një plagë e turpshme për kryeqytetin e vendit; i japim zgjidhje problemit të pastrimit, mbledhjes dhe depozitimit të plehrave, të cilin e gjetëm në situatë emergjence; si dhe modernizojmë dhe shtrijmë rrjetin e transportit urban në të gjithë qytetin.Buxheti i ri ndërtohet mbi një paketë fiskale të përgjegjshme, e cila ul taksat për biznesin e vogël, përjashton nga disa taksa familjet në nevojë, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar. Ul me 30% taksat për njësitë administrative rurale, dhe ul me 30% taksën e tokës bujqësore për ata që e punojnë tokën.Duke mbledhur më shumë të ardhura, nga më shumë banorë, e më shumë nga ata që kanë më shumë, ky buxhet sjell zgjidhje të vështira, por të domosdoshme për zhvillimin e qytetit.Indeksuam cmimin e biletesPas dy javë negociatash, Këshilli Bashkiak miratoi propozimin e Bashkisë së Tiranës për të mos e rritur çmimin e biletës së autobusëve urbanë, por vetëm për ta indeksuar atë, me normën e inflacionit të 8 viteve, si një masë e detyrueshme ligjore për të dalë nga situata e rënduar që trashëguam në muajin gusht. https://www.youtube.com/watch?v=5j7gF-8dwtw/Oranews.tv/