Një ndërmarrje publike do të bëjë menaxhimin e mbetjeve në Tiranë
Bashkia e Tiranes ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Veronës për krijimin e një ndërmarrje publike, e cila do të bëjë grumbullimin dhe menaxhimin e mbetjeve. Përmes kësaj marrëveshje të firmosur nga kryebashkiaku, Erion Veliaj dhe homologu tij, Flavio Tosi, Bashkia e Tiranës do të marrë nga institucionet e qeverisjes vendore në Veronë eksperiencën për pastrimin e qytetit.Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndjekë shembullin 15 vjeçar të Veronës, që i beson menaxhimin e mbetjeve urbane, një ndërmarrje publike e cila është pjesë e bashkisë.Tashmë grumbullimi i plehrave, nuk do të bëhet më nga kompanitë private,që e kishin ndarë kryeqytetin në 4 rajone për menaxhimin e plehrave, por një ndërrmarrje publike, që pritet të krijohet në fund të marsit.Marrëveshja është firmosur mes kryebashkiakur Erjon Veliaj dhe homologut Flavio Tosi dhe parashikon që në ndërrmarrje të aplikohen praktikat që ndiqetn në Bashkinë e Veronës nga grupi AMIA dhe AGSMErion Veliaj: "Duke filluar nga muaji i shkurt ose mars, një ndërmarrje publike e Bashkisë së Tiranës dhe Veronës do të kryejnë menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimit të pjesës qendrore të Tiranës, duke futur edhe konceptin e riciklimit dhe ndarjes në burim të mbetjeve".Kryetari i Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi, i cili rikthehet për herë të dytë në kryeqytetin e Shqipërisë, vlerësoi homologun Veliaj për punë e bërë deri më tani.Flavio Tosi: "Kam ardhur edhe vitin e kaluar dhe sot më jep edhe më shumë përshtypjen e një qyteti të gjallë, në rritje. Ju përgëzoj sepse që tani shihet një qytet më i rregullt dhe më i organizuar se disa muaj më parë. Ndërmarrja AMIA në qytetin tonë, ashtu si kudo, konkurron me privatin, ndaj edhe qëllimi i këtij bashkëpunimi duhet të jetë pikërisht futja e praktikave më të mira të grupit AGSM dhe AMIA, në mënyrë që edhe Tirana të mos ketë nevojë për Veronën, por të ndërtojë një menaxhim të sajin, të ketë aftësinë e saj organizuese, ashtu siç duhet të jetë"Përpara firmosjes së kësaj marrëveshje bashkëpunimi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi "Çelësin e Qytetit" kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi.
