Imazhe shprese në Jemen të bëra nga fotografi të luftës

.Kur koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi bombardimet në Jemen në marsin e shkuar, Saba Jallas u trondit nga shpejtësia e rrjedhjes së ngjarjeve. Ashtu si edhe mijëra jemenas të tjera, ajo në muajt e parë u përpoq që të gjente mënyra se si të përballonte këtë moment kaq të vështirë. E frymëzuar nga një grup artistësh palestinezë, që i kthenin bombardimet në gaza në mesazhe rezistence, ajo bëri të njëjtën gjë me fotografitë e shpërthimeve në Jemenin e saj. Pamjet e shkatërrimit u kthyen në pamje bukurie dhe shprese