Mjegull e dendur në Rrugën e Kombit, bora "vesh" disa qytete

Reshjet e dëborës janë shoqëruar me problemet e para në qarkullimin e mjeteve në disa qytete të vendit.Ndonëse në qarkun e Kukësit reshjet e dëborës kanë rënë me intestitet më të ulët sesa një dit më parë, moti i keq është shoqëruar me një mjegull të dëndur në rrugën e kombit duke ua bërë të vështirë automjeteve lëvizjen në këtë aks.Në të tilla kushte Policia i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes për shkak edhe të pranisë së dëborës, kryesisht në segmentin Fushë Dukagjin- Tuneli i Kalimashit.Sipas një bilanci të bërë nga Bashkia e Kukësit në 4 janar, përpos mjegullës dhe borës, Rruga e Kombit është e qarkullueshme kryesisht pa zinxhirë, ndërsa firma kontraktore po punon për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës.Ndërsa në akset nacionale si Kukës - Shishtavec, Kukës -Draj Rec ,Kukes- Qafe Mali , Kukes-Krume,Krume -Qafe Prush ,Bajram Curri - Qafe Morinë ndalohet kategorikisht qarkullimi pa zinxhirë.Por rreshjet e dëborës janë shoqëruar edhe me nderprerjet e energjisë elektrike, duke lënë në terr shumë familje në bashkinë e Hasit , si dhe në Tropojë ku 270 familje janë pa energji elektirike.Në Kukës, njësia administrative Arrën për 24 orët e fundit është totalisht e izoluar. Dëbora arrin në 30 cm dhe akoma asnjë borëpastruese nuk është në terren për të kryesr pastrimin e rrugës që e lidh këtë njësi me qytetin.Probleme në qarkullimin e mjeteve ka patur gjithashtu në Korçë kryesishtnë akset Korçë-Dardhë, Bilisht-Kapshticë, Krumë-Qafë Prush (Kosovë), Kukës-Shishtavec si dhe Qafë Thore-Theth, në Shkodër.Gjatë orëve të natës reshjet e borës kanë rënë me intensitet të ulët. Temperatura minimale është -3 gradë celcius ndërsa temperatura maksimale mund të shkojë deri në 4 gradë celsius.[caption id="attachment_649132" align="alignnone" width="640"]rruga kombit5 Mjegull e debore ne Rrugen e Kombit[/caption][caption id="attachment_649133" align="alignnone" width="640"]rruga kombit4 Mjegull e debore ne Rrugen e Kombit[/caption][caption id="attachment_649134" align="alignnone" width="640"]rruga kombit3 Mjegull e debore ne Rrugen e Kombit[/caption][caption id="attachment_649135" align="alignnone" width="640"]rruga kombit2 Mjegull e debore ne Rrugen e Kombit[/caption][caption id="attachment_649136" align="alignnone" width="640"]rruga kombit1 Mjegull e debore ne Rrugen e Kombit[/caption]/Oranews.tv/