Arrestohet në Muriqan malazezi, ishte dënuar me 8 vjet burg në Serbi

Policia Kufitare arreston një shtetas malazez të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë së Beogradit.Igor Drakulic  35 vjeç, banues ne Bar, me kombësi dhe shtetësi malazeze u ndalua në pikën kufitare rë Muriqanit, ndërsa u paraqit për të kryer procedurat në hyrje për në Republikën e Shqipërise.Nga verifikimi i kryer në sistemin e kërkimit të Interpol-it, 35-vjeçari rezulton të jetë i kërkuar në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë serbe.Shtetasi Igor Drakuliç është i dënuar me 8 vite burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor  " Plagosje me pasojë vdekjen".Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasit Malazez Igor Drakulic me qëllim ekstradimi drejt Serbisë.