Basha në Ora News: Kërkesa për Qeveri teknike e shoshitur mirë, e arritshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për Ora News,  tha se vetëm  një qeveri  teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, mund ta nxjerrin vendin nga kriza sociale dhe ekonomike.Ai tha se Partia Demorkatike kur e ka artikualuar qeverinë teknike e ka shoshitur mirë ndaj, ndaj sipas tij ky vendim është mëse i mundshëm për tu arritur.Basha: "I njëjti skepticizëm i pranueshëm, i kuptueshëm deri diku u shpreh edhe kur unë dhe PD lançuam dekriminalizimin si kushtin e rikthimit tonë në Parlament. Ndaj kur kam artikuluar kërkesën për qeveri teknike që ti paraprijë zgjedhjeve të parakohshme sigurisht është një kërkesë e menduar mirë, e shoshitur, e rrafur në debatin e brendshëm të PD dhe nuk vjen as ti tek e PD, as si retorikë politike por si zgjidhje për situatën në të cilën gjendet vendi sot.PD e ka këtë detyrim para qytetarëve shqiptarë, e ka këtë detyrim jo vetëm para militantëve, simpatizantëve, votuesve të saj por edhe para socialistëve sepse ne jemi opozita e vendit".Për të arritur këtë qëllim, Lulzim Basha, tha se  Partia Demokratike,  do t'u prijë protestave popullore dhe mosbindjes civile,  pa përjashtuar  skenarin për të bllokuar institucionet që akuzohen për korrupsion.Basha:"Unë nuk jam partizan i anarkisë e cila për fat të keq është një fazë, një hallkë e zemërimit e revoltës popullore që e  kemi parë në vendet fqinje dhe në vendet europiane. Pikërisht për të shmangur një shpërthim anarkik është vullneti im që të bazohem në përvojat më të çmuara të shoqërive, të individëve të lirë, kulturës perëndimore demokratike, për të kompesuar mungesën e shtetit ligjor, mungesën e transparencës, presionin e jashtëzakonshëm mbi mediat e lira duke i dhënë qytetarëve një mundësi që të konstatojnë dhe të veprojmë brënda suazës ligjore dhe institucionale duke ushtruar dhe të drejtën e tyre për të  arrestuar në kuptimin figurative dhe ligjorë të fjalës korrupsionin dhe të korruptuarit. Për format dhe mënyrat mendoj se janari do ta tregojë”.Ora News: Kjo është formë e mosbindjes civile?Basha: Sigurisht është një formë e pastër e mosbindjes civile.Ora News: Bllokim rrugësh, bllokim institucionesh?Basha: Për format e mënyrat besoj se ne si opozitë ju si media bashkë me qytetarët do të flasim ne vazhdim.Kryetari i opozitës shqiptare, tha se Partia Demrokatike, për reformën në drejtësi  ka pasur  mbështetje ndërkombëtare, ndonëse pranoi se në shumë raste  ka pasur doza skepticizmi, mbi sinqeritetin e kësaj reforme.Basha:"Prandaj qëndrimi ynë është i qartë mbështetja ndërkombëtare është e plotë, mirëkuptimi ka qenë që prej fillimit, ata që kanë pasur doza skepticizmi për shkak të keq informimit tashmë e kanë fare të qartë, se motivi ynë ka qën fare i pastër, vizioni, vullneti dhe vendosmëria jonë janë përtej ç'do pikëpyetje dhe se problemi për reformën në drejtësi ka qenë dhe është Edi Rama dhe Ilir Meta. Frika, paniku i tyre për të mos qenë përballë një gjyqësori të pavarur bashkë me bandën e tyre të hajdutëve që kanë shumë e shumë llogari për të dhënë para gjyqit, para ligjit dhe para qytetarëve".Basha tha se Partia Demokratike, ka një vizion të qartë për të nxjerrë vendin nga kriza,  me një program të qartë dhe të prekshëm nga qytetarët.Basha:"Nuk janë propozime në ajër, nuk janë "petulla me ujë", nuk janë mashtrime piramidale. Qëllimi ynë nuk është ardhja në pushtet, qëllimi ynë është nxjerrja e Shqipërisë nga kriza, ne kemi kapacitetin, vizion dhe ekipin për ta bërë ketë dhe jam I bindur që Shqipëtarët do të na besojnë ne një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor me votën e tyre".Basha tha se Partia Demorkatike do marrë pjesë në Komisionin për ndryshimin e kodit zgjedhor, por  duke theksuar se më shumë se sistemi, i rëndësishëm është vullneti politik për zgjedhje të lira, pasi sipas tij  zgjedhjet vendore dëshmuan se mazhoranca manipulimin e ka synim.