Kartolina ndryshe e Donald Lu, si urim avantazhet e reformës në drejtësi
Në atmosferën e festave të fundvitit një urim për shqiptarët vjen nga Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.E ideuar si një kartolinë festive, urimi vjen në formë mesazhi sensibilizues mbi domosdoshmërinë dhe avantazhet e reformës në drejtësi.“Ky propozim ofron një mekanizëm për të shqyrtuar dhe larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të paaftë.Ai ngre një sistem më të mirë për të disiplinuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen.Riorganizon sistemin e prokurorisë drejt një pune më të mirë, sidomos kundër korrupsionit të nivelit të lartë”.Në fund të kartolinës së tij të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës në fb, Lu garanton se SHBA do jetë avokati më i fortë i kësaj reforme.“Ne bashkëndajmë pronësinë e këtij propozimi dhe mbështesim atë fuqimisht”.