Në Tiranë janë dhënë vetëm 4 leje ndërtimi në tremujorin e tretë

Instituti i Statistikave konfirmon bllokimin e sektorit të ndërtimit të banesave, shqetësim i ngritur më herët edhe nga firmat e ndërtimit, pas moratoriumit të qeverisë. Sipas të dhënave të INSTAT-it, në tremujorin e tretë 2015 janë miratuar gjithsej vetëm 12 leje ndërtimi, nga të cilat 4 në Tiranë. Numri i lejeve ka rënë me 88% për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm dhe me 90% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.Sektori i ndërtimit të banesave është bllokuar në tremujorin e tretë të këtij viti, periudhë që përkon me zgjedhjet lokale dhe me ndryshimin e kryetarëve në shumë Bashki.Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e tretë 2015 janë miratuar gjithsej vetëm 12 leje ndërtimi.Numri i lejeve ka rënë me 88% për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm, ndërsa kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë rënia është më e thellë, duke arritur në 90%.Sipas INSTAT-it, në Tiranë janë dhënë vetëm 4 leje ndërtimi, nga 64 që ishin në tremujorin e mëparshëm.Rënie të fortë ka dhe në Durrës, ku është dhënë vetëm 1 leje në verë, nga 23 në tremujorin e dytë. 2 leje të tjera janë dhënë në Elbasan, 4 në Fier dhe 1 në Shkodër.Statistikat e INSTAT-it tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente, ku përfshihen ndërtesat për banim zë 16.7 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente ku përfshihen ndërtesa për hotele, tregtare, industriale dhe të tjera zë 83.3 %.Firmat e ndërtimit janë ankuar këtë vit për mungesën e lejeve dhe rrjedhimisht fronteve të punës, pas moratoriumit të vendosur nga qeveria.Ky sektor sipas të dhënave të shifrës së afarizimit te INSTAT-it, në tremujorin e tretë shënoi një rritje vjetore prej 10.7 %.Por kjo rritje vlerësohet të këtë ardhur nga element të tjerë si punët publike, ndërtimi i Hidrocentraleve dhe punimet për gazsjellësin TAP.Lejet e ndërtimitQytetet Tremujori 2 Tremujori 3Tiranë 64 4Durrës 23 1Elbasan 0 2Fier 4 4Shkodër 4lejet /Oranews.tv/