Rama dhe Çela inspektojnë ndërtimin e rrjetit 20 kv, do ulë humbjet në rrjet

Kryeministri Edi Rama dhe drejtori i OSHEE, Ardian Çela, inspektuan punimet në zonën informale Paskuqan-Babrru-Bathore për ndërtimin e rrjetit të ri 20 kilovot të energjisë elektrike nga 6 kilovolt që ishte më parë si dhe linjat linjat e reja ABC, të cilat mundësojnë që humbjet teknike të zbresin në 8%.Kryeministri Rama tha se kjo zonë është modeli më i mirë sesi kontributi qytetar për formalizimin e sektorit të energjisë elektrike po u rikthehet sërish atyre në formën e investimeve.Rama: Gjithsekush ta ndjejë vlerën e investimit që bën duke paguar energjinë elektrike. Nuk është taksë, nuk është një pagesë që shkon në drejtim të paditur por është një kontribut financiar që po fuqizon një kompani që e gjetëm në agoni dhe që po mundëson normalizimin e jetës së vendit në këtë sektor strategjik.Drejtori i OSHEE tha se investimi prej 1.7 miliardë lekë do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji për 80 mijë banorë të saj.Çela: Ndërtojmë 180 kabina dhe po montojmë 3500 shtylla. Do bëjmë 6 fidera të rinj, jemi në një zonë ku aktualisht humbjet janë 45% dhe ne parashikojmë me mbarimin e këtij investimi humbjet teknike do të zbresin 8%.Është rritur arkëtimi krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014, 116%. Vetëm në këtë zonë kemi pasur mbi 11 mijë akt-marrëveshje.Rrjeti i ri, i cili eleminon vjedhjet përmes lidhjeve të dyfishta, pritet të bëhet efiçent duke nisur nga fundi i këtij viti.