Dekriminalizimi, Rama e Meta: Në janar e vërteta, Basha skeptik
Dy aleatët në qeverisje, Rama e Meta kanë përshëndetur votimin unison të Parlamentit për dekriminalizmin. Por tani, tha kryeministri Edi Rama, është koha për të vërtetuar se nga cila anë qendrojnë të inkriminuarit, dhe janari sipas tij do tregojë se peshorja anon nga opozita.Ndërsa kryeparlamentari Ilir Meta tha se dekriminalizimi nuk është çështje emrash, por një proces nga i cili politika e administrata do çlirohet nga të inkriminuarit.Nga ana tjetër Kryetari i Partisë Demokratike, Lulizm Basha, u shpreh skeptik për zbatimin e tij nga ana e mazhorancës. Sipas Bashës, ka shenja të qarta se kryeministri Edi Rama, nuk ka vullnet.Tirane- Krerët e mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë përshëndetur miratimin me konsensus të ligjit të dekriminalizmit në Kuvend, pas një takimi prej gati 90 minutash të njësisë së koordinimit të koalicionit, në vilën qeveritare.Por nëse përgëzimet i kishin të njëjta, qëndrimet për emrat që do të largohen nga politika e postet publike me hyrjen në fuqi të ligjit, dy aleatët i kishin të ndryshme.Kryeministri Edi Rama, ishte më i drejtëpërdrejtë, madje deri në tone paralajmëruese, kur tha se peshorja e të inkriminuarve do të anojë nga opozitaEdi Rama:“Pres me padurim që me hyrjen në fuqi të ligjit të shohim se kush janë kriminelët, dhe në mos gabohem janë numëruar 19 të tillë nga ana e SHQUP, dhe nga ana tjetër secili të marrë përgjegjësinë para popullit shqiptar për çdo shpifje, akuzë apo kriminalizim që për interesa politike i ka bërë parlamentit dhe politikës në tërësi.Megjithatë ligji hyn menjëherë në fuqi dhe në janar kur të rimblidhet parlamenti do të jetë momenti i së vërtetës për të parë sa ka pasur të vërtetë dhe sa ka qenë propaganda e mirënjohur dhe famëkeqe e baltës së një kundërshtari. Sepse një gjë është që së bashku çojmë përpara një proces që lehtëson çdo votues nga ndjenja e dëshpërimit kur i është dashur të votojë për dikë që nuk e meriton, por e meriton të jetë jashtë procesit të përzgjedhjes, por një gjë krejt tjetër është kriminalizimi i skajshëm, ekstrem që i është bërë jo vetëm politikës por dhe Shqipërisë, zyrë më zyrë e vrimë më vrimë, nga ata që në janar duhet të japin provën se kanë pasur të drejtë kur flisnin për lista e tufa kriminelësh qoftë në parlament qoftë në nivele të tjeraMë i matur në qëndrim, Ilir Meta, i cili deri më tani ka këmbëngulur se LSI nuk preket nga dekriminalizmi, tha se ligji nuk duhet kufizuar tek emrat, por tek dobia që sjell për ShqipërinëIlir Meta: “Nuk është çështje statistikash dhe emrash. U krijua një shqetësim serioz. Jam i kënaqur që iu dha një zgjidhje të qartë dhe parimore. Jemi të vendosur për zbatimin e ligjit. Nuk ka rëndësi sa emra do të penalizohen nga ky ligj. Është e rëndësishme që shqiptarët do të jenë më të qetë për integritetin e përfaqësuesve të tyre.Teksa shtohen zërat për kushtezim të votës së PD për reformën në drejtësi, me krijimin e një qeverie teknike, Meta apeloi: "Qytetarët kërkojnë një sistem drejtësi shumë më funksional se sot. ërkesa e qytetarëve s'duhet kushtëzuar me nisma për qëllime të ngushta politike. Duam të bëjmë një reformë gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë"Në takimin e përjavshëm të njësisë së koordinimit të koalicionit, ishin kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, krerët e grupeve parlamentare të PS e LSI, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe ai i Brendshëm, Saimir Tahiri.
/Oranews.tv/