Opinioni paraprak i "Venecias": S’duhet të ndërpritet mandati i Kryeprokurorit

Ora News ka siguruar opinionet paraprake të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi, që vlerësojnë përpjekjet për realizimin konsensual të saj.Por Venecia nuk ka dhënë pëlqimin për krijimin e  një sërë insisticionesh të reja, që parashikohen në draftin e ekpertëve shqiptarë e të huaj. Venecia, rekomandon uljen e numrit të këtyre institucioneve dhe tërheq vëmendjen për rrezikun e një klime mosbesimi që mund të krijojnë "Këto organe të reja parashikohen të kontrollojnë njëra tjetrën. Por kjo skemë e komplikuar institucionale mund të ketë një pasojë të paqëllimshme: të krijojë një klimë mosbesimi, e cila rrezikon të ndikojë në vlerësimin publik të gjyqësorit, që është mjaft i ulët".Përveç kësaj, krijimi i një numri të madh organesh të reja mund ta ekspozojë vendin përpara nevojës për të rekrutuar në masë profesionistë ligjor, ndërsa juristët e nevojshëm për këtë reformë me arsim dhe përvojën e duhur, nuk janë të mjaftueshëm në një vend të vogël si ShqipëriaKomisioni evidenton një problem me mandatet e organeve ekzistuese dhe atyre të reja që do të ngrihen."Krijimi i organeve të reja kushtetuese nuk do të përfundojë automatikisht mandatin e organeve ekzistues dhe ka për qëllim reduktimin e lirisë e zgjedhjes së organeve kushtetuese të përfshira në procesin e emërimit. Përbërja e tyre duhet të shqyrtohet më nga afër për të shmangur influencën" nënvizon VeneciaPo ashtu Venecia nuk i ka dhënë bekimin ndërprerjes së mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm si dhe kërkon gjetjen e një mekanizmi kundër bllokimit të zgjedhjes së tij  "Emërimi duhet të votohet nga 3/5 e Kuvendit, nuk ka asnjë mekanizëm anti-bllokimi nëse kjo shumicë nuk arrihet" "Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, nuk duhet domosdoshmërisht të ndërpritet, me hyjen ne fuqi të reformës. Qëndrimi i tij deri në fund të mandatit, është i pranueshëm". Duhet gjetur një mekanizëm kundër bllokimit për zgjedhjen e Prokuorit të Përgjithshëm, ky i fundit nuk duhet të ulet në Tribunalin Disiplinor".Sa i përket ngritjes së Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë, Venecia çmon se  prezenca e Ministrit të Drejtësisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm në këtë trupë është problematike, në qoftë se Tribunali është projektuar të jetë  një lloj gjykatësi  që mbikqyr organet jo-gjyqësore.Edhe për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë Venecia ngre pikëpyetje nëse duhet krijuar apo jo, duke pasur parasysh burimet njerëzore dhe financiare të nevojshme për funksionimin e duhur.Në opinion, thuhet se ministri i Drejtësisë, është anëtar jo me të drejtë vote i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit  dhe Këshillit të Lartë të Prokurorëve, dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë,  prandaj "Roli i ministrit të Drejtësisë në Inpektoritatin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rikonsiderohet për të shmangur konfliktin e interesit. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ulet në Tribunalin Disiplinor "Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Venecias, rekomandon që të qartësohet se kush vendos mbi masat disiplinore ndaj gjyqtarëve tëkëtij institucioni. Vendimet e Kushtetueses duhet të kenë përgjithësisht një fuqi detyruese."Do të ishte e mundur për ti dhënë  Gjykatës Kushtetuese, së paku fuqinë për të verifikuar procedurën në të cilën ndryshimet kushtetuese janë miratuar"Gjithashtu Komisioni i Venecias,  përshendet fuqizimin e  Gjykatës së Lartë, por kërkon që të qartësohet mënyra se si do të shqyrtohen rastet kur zyrtarët e lartë janë nën akuzë.Neni 34, nënkupton që Gjykata e Lartë nuk do të më ketë kompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë në rastet që kanë të bëjnë me zyrtarë të Lartë shtetërorë, por do të veprojë vetëm si një Gjykatë Kasacioni dhe të shqyrtojë ankimet mbi pikat e ligjit. Por ka pikëpyetje nëse Gjykata do të merret me rastet ku zyrtarët më të lartë të shtetit janë në akuzë.Venecia, thotë se  kjo reformë duhet urgjentisht për Shqipërinë , dhe gjendja kritike e sistemit  justifikon zgjidhje radikale.Kushtetuta duhet të sqarojë lidhjen  mes prokurorëve të  Strukturës Speciale Antikorrupsion dhe Prokurorisë së  PërgjithshmeNë dokumentin prej 30 faqesh, Komisioni i Venecias thotë se opinionet janë paraprake dhe fokusuar në disa pika më kritike të reformës, ndërkohë një mendim i plotë Shqipërisë do ti jepet në muajin mars të vitit 2016.Mbledhja ne oren 11:00Komisioni i Venecias, nisi sot në orën 11:00 diskutimin mbi dy draftet e ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, nga ku do të dalin opinionet kryesore që do ti shërbejnë si bazë shqipërisë për kryereformën integruese.Në tryezën e punës të Komisionit, janë dy drafte ai me ndryshime konkrete kushtetuese i dalë si produkt i grupit të ekspertëve të nivelit të lartë, ndërsa dokumenti tjetër përmban opinionet e Partisë Demokratike. Të pranishëm janë edhe ekspertët Kristaq Traja, Sokol Sadushi, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Opinioni paraprak i Komisionit të Venecias

/Oranews.tv/