Kapen me armë dhe drogë në furgon, arrestohen dy persona
2 persona janë arrestuar në Pukë pasi u kapën me drogë e municie luftarake, njofton policia ditën e sotme.Fatmir Bushgjokaj, 29 vjeç dhe Tonin Pepkolaj, 46, të dy banues në Tropojë, janë vënë në pranga pasi një kontrolli të policisë në furgonin e tyre.Policia njofton se "pas kontrollit të furgonit me targë AA 982 MG në rrugën nacionale Fushë Arrëz- Puk, në vendin e quajtur Karburanti i Tucajve, u gjetën dhe u sekuestruan : Një çantë me 505 gr lëndë narkotike Canabis Sattiva, një pistoletë TT me 7 fishekë e 30 arka me llampa lodër pa dokumentacione shoqërues".Materialet i kaluan Prokurorisë së Pukës ku Fatmir Bushgjokaj akuzohet për prodhim e shitje lëndësh narkotike ndërsa Tonin Pepkolaj për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë mallrash.[caption id="attachment_639775" align="alignnone" width="640"]
Karikatori me 7 fisheke[/caption][caption id="attachment_639776" align="alignnone" width="640"]
Pistoleta TT[/caption][caption id="attachment_639777" align="alignnone" width="640"]
505 gr Canabis Sattiva[/caption]