I kërkuan 300 mijë lekë për mos i publikuar fotot intime në FB, pranga 2 të rinjve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2015, 08:39
Dy të rinj janë arrestuar në Berat ditën e djeshme (17 dhjetor) pasi kërcënonin një shtetase në rrjetin social Facebook.Dy të arrestuarit janë Pandaleimon Zhonga, 20 vjeç, dhe Marjus Doko, 19, të dy banues në BeratAta u vunë në pranga pasi "e kërcënonin shtetasen me iniciale A.K. me publikim fotosh e videosh intime.Me qëllim mos publikimin e fotove e videove, Zhonga dhe Dogo i kërkonin shtetases A.K. një shumër prej 300 mijë lekësh të vjetra," raporton policia.Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.