Bojkot tarifave të studimit dhe referendum kundër reformës së arsimit të lartë

Studentët dhe akademikët që kundërshtojnë ligjin e arsimit të lartë protestuan sot për afro një orë përballë Kryeministrisë kundër Reformës së Arsimit të Lartë. Ata njoftuan se do të bojkotojnë pagesat e tarifave vjetore në janar të vitit të ardhshmëm. Revolta e tyre kundër reformës do të reflektohet edhe në kërkesën për referendum me qëllim për të anulluar ligjin.Studentët kanë zgjedhur dy rrugë për vitin e ardhshëm me qëllim për të penguar zbatimin e reformës së arsimit të lartë, duke bojkotuar tarifat vjetore në janar dhe duke kërkuar referendum për të anulluar ligjin e arsimit të lartë.Në orën 11:30, studentët marshuan nga korpusi drejt Kryeministrisë duke bërë thirrje kundër reformës së arsimit të lartë.“Jemi mbledhur bashkë për të disatën herë që të ngremë bashkarisht zërat në kupën e qiellit dhe të tundim dheun kundër reformës klienteliste në arsimin e lartë që varfëron Universitetet publike për të privilegjuar privatët, kundër efekteve të privatizimit të jetës universitare publike, kundër rritjes së tarifave,  gjobitjes së studentëve për provime.Dhe së fundi edhe kundër dhunës së policisë së një shteti privat”.“Jemi këtu për të ngritur zërin jo vetëm kundër reformës në arsim. Por kemi një problem akoma më të madh, tjetërsimin e ambjenteve të fakultetit tonë. Sot pas një viti duhet të kishim një projekt për fakultet, por sot gjendemi përballë një heshtje dhe asnjë hapi konkret. Ndaj sot ne jemi këtu ti bëjmë me dije Kryeministrit se afati është shkelur dhe premtimi nuk është mbajtur”.Në mënyrë simbolike, studentët vendosën një pemë festive përpara Kryeministrisë, me kartolina që kishin si mbishkrime jo urime, por qëllimin protestës.Simbolikisht nga studentët u vendos një diplomë pranë dekorit festiv të godinës së qeverisë për të ironizuar rëndësinë që u jep ligji Universiteteve jo publike.Drejtoria e Policisë Tiranë garantoi masat për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike për zhvillimin normal të këtij tubimi. Tubimi u mbyll në orën 13:00.[caption id="attachment_638474" align="alignnone" width="637"]edi pinoku Studentet duke protestuar perpara Kryeministrise[/caption][caption id="attachment_638470" align="alignnone" width="640"]protestat e studenteve Studentet duke protestuar perpara Kryeministrise[/caption][caption id="attachment_638460" align="alignnone" width="640"]protesta studentore Studentet duke protestuar perpara Kryeministrise[/caption][caption id="attachment_638454" align="alignnone" width="641"]ora Studentet duke protestuar perpara Kryeministrise[/caption][caption id="attachment_638495" align="alignnone" width="639"]Capture Protesta u monitorua dhe nga ajri[/caption][caption id="attachment_638455" align="alignnone" width="640"]studente Studentet duke protestuar perpara Kryeministrise[/caption][caption id="attachment_638456" align="alignnone" width="637"]studentet proteste1 Studentet duke protestuar perpara Kryeministrise[/caption] https://www.youtube.com/watch?v=0h2uE-QyR40Studentët protestojnë sot:- Kundër reformës klienteliste në arsimin e lartë që varfëron universitetet publike për të privilegjuar privatet.- Kundër efekteve të privatizimit të jetës universitare publike që ndihen prej vitesh: rritjes së tarifave, gjobitjes së studentëve për provime, dhunës së burokratëve universitarë dhe, së fundmi, dhunës së policisë së një shteti privat.- Kundër shpërfilljes qeveritare për kushtet e studimit dhe të jetesës studentore, njëra më mjerane se tjetra.- Kundër borxhit skllavërues studentor.- Kundër pushtimit të universiteteve publike nga tregtarë dhe burokratë të korruptuar.- Kundër përjashtimit të studentëve nga vetëqeverisja universitare.- Kundër katandisjes së infrastrukturës fizike dhe mësimore të shumë fakulteteve publike të lëna në baltë nga një qeveri që investon gjithnjë e më pak për arsimin, dhe atë pak e orienton në xhepat e privatëve.- Për rrëzimin e reformës klienteliste dhe hapjen e një procesi të ri reformues ku peshën kryesore ta kenë universitarët.- Për universitete që prodhojnë dije dhe i shërbejnë zhvillimit shoqëror dhe demokratik të vendit.- Për universitete ku studentët hyjnë e dalin vetëm sipas meritës studimore dhe jo kapacitetit për të paguar.- Për ulje të vitpasvitshme të tarifave drejt arsimit publik falas.- Për rritjen e investimeve publike në përmirësimin e kushteve të studimit dhe të jetesës studentore- Për universitete të vetorganizuara demokratikisht ku zëri kryesor u takon studentëve dhe pedagogëve dhe jo qeveritarëve, tregtarëve dhe burokratëve.[caption id="attachment_638435" align="alignnone" width="640"]protesta studentore2 Studentet te mbledhur ne Fakultetin e Shkencave Sociale[/caption][caption id="attachment_638437" align="alignnone" width="640"]protesta studentore Studentet marshojne ne rruge me pankarta ne duar[/caption][caption id="attachment_638436" align="alignnone" width="640"]protesta studentore1 Studentet e mbledhur tek korpusi[/caption]