PD: Në burgje vendet e punës ndahen si plaçkë lufte; PS: Shpifje të SHQUP
Partia Demorkatike ka publikuar një letër të Zëvendës.drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Bledar Skënderi drejtuar kryeministrit Edi Rama, që e informon për emërimet në administratë. Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, e vlerëson këtë moment si dëshmi të emërimeve politike e nepotike. PS reagoi menjëherë, duke i cilësuar të pavërteta këto akuza. Partia Demokratike i ka thelluar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve socialistë për emërime politike dhe nepotike në institucionet publike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike, Arben Ristani, publikoi një letër që zëvendës.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Bledar Skenderi ia drejton Kryeministrit, duke e informuar sesi kryhen punësimet.Ristani: Kemi sot këtu, një letër konfidenciale që zëvendësdrejtori i përgjithshëm burgjeve, Bledar Skenderi, ia drejton Edi Ramës, ku tregohet se si, në të vërtetë, kryhen punësimet në shtetin e Edi Ramës.Ky zyrtar i lartë e informon Edi Ramën se nga tetori i vitit 2013 e deri në gushtin e 2014, nga 762 emërime, vetëm 300 i ka bërë partia socialiste, ndërsa 462 i ka bërë LSI.Zyrtari i Lartë ankohet se LSI nuk po respekton marrëveshjen për ndarjen e pushtetit.Ky zyrtar ankohet se disa drejtorë burgjesh, punësojnë njerëz sipas dëshirave të tyre dhe nuk marrin në konsideratëe listën zyrtare me emra që i ka çuar Partia Socialiste.“Në përgjithësi të gjitha emrërimet në stafet drejtuese të policisë së burgjeve (shefa policie dhe oficerë) janë marë nga jashtë sistemit, njerëz jo me formimin e duhur profesional dhe kjo po cënon rëndë sigurinë në këto institucione”, kështu shprehet zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.Ai i sugjeron Ramës që Partia Socialiste duhet të marrë nën drejtim burgun e Fierit pasi aty ka 700 vende pune.Mbi akuzat reagoi deputeti socialist, Taulant Balla, i cili gjeti këtë mënyrë ironike për të mohuar vërtetësinë e kësaj letre.Balla: “Po lexoj një email që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i dërgon ish-kryeministrit Sali Berisha, në të cilin zoti. Ristani shpreh këtë konsideratë për kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha. Po citoj emailin:“I dashur Doktor, protestat tona nuk arrijnë të mbledhin njerëz pasi Luli nuk frymëzon më askënd. Prandaj në emër të gjithë të vjetërve në PD, ju lutem të rimerrni situatën në kontroll.Është tejet e rëndësishme që në protestën e radhës të mbani dhe ju një fjalë, që të paktën njerëzit e pranishëm në protestë, por edhe ne deputetët dhe drejtuesit në PD të marrin pak kurajo dhe guxim.Juaji përjetësisht, Arben Ristani. 15 dhjetor 2015“.Pavarësisht se kjo letër nuk është e vërtetë, e vërteta është se të gjithë në SHQUP mendojnë kështu. Por këto janë punët e SHQUP-it me të cilat nuk duam të merremi aspak. Arsyeja pse nxorëm atë letër sot të sajuar, është për ti treguar publikut sesa e thjeshtë është për të shkruar një trillim në kompjuter dhe më pas ta printosh atë në një fletë të bardhë dhe ta shesësh për të vërtetë.Në daljen e tij, deputeti Balla, nuk iu referua direkt emailit të publikuar nga mediat online, ku kërkohej të ndihmoheshin mbështetës të Partisë Socialiste për të aplikuar për punë në administratën publike, por la të kuptohej se edhe ky komunikim nuk ishte i vërtetë.Letra e publikuar nga PD

